Pozicion Vakant | Drejtues Projekti në Ndërtim | Mane TCI
- Himare
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Drejtues Projekti në Ndërtim
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Projektit në Ndërtim është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi,
duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese dhe vendimmarrëse.
Drejtuesi i Projektit në Ndërtim mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë. Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve,
fazat e oponencës, aktet e kontrollit gjatë zbatimit, dorëzimit të punimeve, lejes së shfrytëzimit dhe akt kolaudimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikime të tjera:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...rejtues-Projekti-në-Ndërtim?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 31/05/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit;
- Menaxhon devijimet e projektit;
- Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjek ecurinë e tij;
- Përgatit dhe menaxhon grafikun e prokurimeve dhe ndjek ecurinë e tij me Departamentin e Prokurimeve;
- Ndjek dhe zbaton dokumentacionin tekniko-ligjor, nga përgatitja e lejes së ndërtimit deri në kolaudimin e objektit dhe dorëzimin final tek klienti;
- Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në këtë projekt;
- Koordinon punën me strukturat dhe investitorin e këtij projekti;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Miraton Raportin e Përgjithshëm si dhe Cost Raportet mujore të projektit;
- Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
- Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Përcakton shtojcat e kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat;
- Aprovon penalitetet;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garanton zbatimin e procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit;
- Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron, nëpërmjet Drejtuesit të Kantierit, që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
- Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Orienton vartësit në procesin e punës;
- Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizmin e tyre;
- Detyra të tjera që i ngarkohen.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet në punimet e ndërtimit. Jo më pak se 7 vjet eksperiencë në menaxhim projekti;
- Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhineri Ndërtimi ose Arkitekturë;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)

Apply