Perpunues Cash-i në Njësine e Menaxhimit të Cash në Zonën e Back Office,
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 33 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në ShqipëriGrupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Ne po kërkojmë të mirëpresim një kandidat të kualifikuar në pozicionin Perpunues Cash-i në Njësine e Menaxhimit të Cash në Zonën e Back Office, i cili raporton drejtpërdrejt tek Asistenti Voltit Qendror.
Përkufizimi i pozicionit:
Përpunuesi i Cash-it është përgjegjës për perpunimin, kontrollin dhe procesimin e vlerave monetare sipas standarteve dhe rregullave te brendshme dhe ato ndërkombëtare.
Detyrat
- Përpunon Cash-in e mbërritur.
- Kontrollon kartëmonedhat në lidhje me dëmet apo falsifikim të mundshëm.
- Përgatit vlerat monetare për shpërndarje në rrjetin e Degëve, ATM apo kërkesa të tjera.
- Regjistron në sistem veprimet hyrje/ dalje.
- Siguron respektimin e standardit të caktuar ne lidhje me cilësinë dhe saktësinë e veprimeve.
- Kryen detyra të tjera të deleguara nga supervizorët brenda fushës së përgjegjësisë.
Kualifikimet
- Zotëron Diplomë të Shkollës së Mesme.
- Përvojë në sistemin bankar, e preferushme pozicione të lidhura me procese te përpunimit të cash-it.
- Aftësi për të përvetësuar sistemet në kohë te shkurtër.
- Orientim drejt kryerjes së punës me saktësi dhe vëmendje të lartë drejt detajeve.
- Aftësi të mira analitike.
- Aftësi për të bashkëpunuar në grup.
- Aftësi për të përmbushur detyrat ditore/objektivat në kohë dhe eficencë.
- Aftësi të mira të komunikimit të folur dhe të shkruar.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 13 Maj 2025.Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
“Të dhënat tuaja personale, të cilat dërgohen vullnetarisht si përgjigje ndaj këtij njoftimi për vende të lira pune, mblidhen dhe përpunohen manualisht dhe/ose elektronikisht nga Tirana Bank SA, për të vlerësuar përputhshmërinë tuaj me këtë vend të lirë pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në finalizimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Subjektet e të dhënave personale mund të ushtrojnë të drejtat e tyre të parashikuara në ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, pranë Tirana Bank SA, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale."
Apply