Pergjegjës/e per Burimet Njerezore
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kadiu Group, po kerkon per nje Pergjegjes/e te Burimeve Njerezore, per nje nga kompanite e tij. Kompania menaxhon supermarketin "BioJu", dhe krijimin e rrjetit te supermarketeve me kete brand, si i vetmi i dedikuar per tregtimin e produkteve bio te importuara nga vendet e origjines.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat e profilit:
Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresën: hr@kadiu.al
Përgjegjësitë kryesore:
- Të planifikojë dhe të implementojë proceset e rekrutimit për punonjësit e kompanisë;
- Të kryejë procesin e intervistimit/selektimit dhe të krijojë një databazë për të dhënat e marra gjatë intervistës;
- Të përgatisë dhe të administrojë dosjen personale si dhe dokumentacionin e çdo punonjësi;
- Të plotësojë të gjithë procedurat e nevojshme të rekrutimit/ largimit të punonjësve;
- Të monitorojë list prezencën dhe ditët e punës së stafit;
- Të monitorojë dhe këshillojë stafin për tu përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe bashkëpunimin;
- Të përgatisë pagat e punonjësve;
- Të ndjekë dhe të zhvillojë procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve.
Kërkesat e profilit:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në fushën e burimeve njerëzore ne nje kompani te mire strukturuar;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në sektorin e supermarketeve;
- Të ketë njohuri mjaft të mira të paketës Microsoft Office;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi komunikuese;
- Të ketë aftësi ne koordinim, organizim dhe planifikim;
- Të ketë dëshirë dhe aftësi për të bashkëpunuar në grup.
Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresën: hr@kadiu.al
Apply WhatsApp