• Perfaqesues i Shitjeve Direkte (ne ambjentet e shitesave)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Union Bank operon prej me shume se 16 vitesh ne tregun shqiptar e pozicionuar si nje banke e shendetshme dhe e qendrueshme ku nepermjet nje rrjeti te gjere prej 32 degesh dhe 60 ATM ne qytetet me kryesore te Shqiperise, u sherben me profesionalizem mbi 185,000 klienteve. Prej fillimit te aktivitetit ne vitin 2006, banka ka shenuar nje rritje domethenese ne tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron nje kulture pune ku vleresohet diversiteti, ku çdo pjesetar i skuadres eshte shume i rendesishem per suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht te krijojme nje ambient motivues, gjitheperfshires dhe me shanse te barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojme ne menyre te vazhdueshme ne trajnimin dhe zhvillimin e punonjesve per te ofruar nje eksperience te shkelqyer bankare per klientet tane.

Ne vleresojme profesionistet e kualifikuar, besnik dhe te perkushtuar si asetin tone me te çmuar prandaj kerkojme kandidate te pershtatshem qe te behen pjese e skuadrës ne Departamentin Menaxhimit te Kanaleve Alternative, ne pozicionin:

Përfaqësues i Shitjeve Direkte (në ambjentet e shitësave)

Pershkrimi i pozicionit:

Sherben si linje nderveprimi me klientet ekzistues ose potencial me qellim shitjen e produkteve kreditore. Ky aktivitet ushtrohet kryesisht ne ambjentet e shitesave me te cilet Union Bank bashkepunon ne drejtim te financimit te tyre me kredi per te blere pajisje, artikuj, apo sherbime te ndryshme. Kjo nenkupton mbulimin e ketij sherbimi dhe ne momente kohore kur banka nuk operon, si pasdite, ne fundjave, dite pushimi zyrtar, etj.
Te siguroje qe proçesi i aplikimit per produkte bankare nepermjet kanaleve alternative, te jete efiçent dhe klienti te trajtohet me shpejtesi dhe profesionalizem ne te gjitha hallkat e procesit. Te jete pjese aktive e programit qe synon nje rritje konstante dhe te vazhdueshme te shitjeve nepermjet kesaj forme, me qellim arritjen e objektivave te caktuara te biznesit.

Përgjegjësite kryesore:


  1. Komunikon brenda limiteve kohore te percaktuara me klientet e interesuar qe paraqiten ne ambjentet e shitesve per te perfituar produktin apo sherbimin e tregtuar dhe sugjeron produktin me te pershtatshem bankar.
  2. Ploteson format perkatese te aplikimeve kreditore duke perdorur aplikacionet online, apo softet e tjera ndihmese (ne varesi te llojit te produktit), duke siguruar plotesimin elektronik te dosjes/files se klientit me te gjithe informacionin e nevojshem.
  3. Komunikon me Klientin lidhur me rezultatin paraprak te analizes dhe percakton hapat qe do te ndiqen, degen qe do te trajtoje klientin, afatet kohore, komunikimin e rradhes, etj.
  4. Plotëson dosjen elektronike te klientit dhe inputon ne sistem rastin ne degen përkatëse, duke ngarkuar dhe dokumentacionin e nevojshëm, Siguron qe informacioni eshte i plote dhe komunikon me degen lidhur me çdo gje te nevojshme per finalizimin me sukses te aplikimit. Eshte pergjegjes per mbarevajtjen e procesit nepermjet ketyre kanaleve nga momenti fillestar e deri ne finalizimin e tij (aprovim apo refuzim).
  5. Eshte pergjegjes gjithashtu per plotesimin e dosjes fizike te Klientit me vertetimet dhe dokumentacionin e nevojshem sipas llojit te produktit, si dhe per verifikimin e saktesise se tyre, duke i dorëzuar ne degen përkatëse sipas proçedurës. Eshte anetar komiteti me vote ne Komitetin e Shitjeve Direkte (SDS).
  6. Krahas produktit fillestar bazuar ne profilin e klientit dhe objektivat e vendosura sugjeron produkte shtese te Bankes, te cilet mund te preferohen/perfitohen nga Klienti. Si pjese e programit te shitjes, bashkepunon ne identifikimin e klienteve qe do te targetohen per produkte te ndryshme bankare dhe merr rol proaktiv ne kontaktimin e tyre.
  7. Eshte pergjegjes per mirembajtjen e produkteve/sherbimeve bankare te shitura, ne sistemin kompjuterik qe banka perdor, si dhe ne sistemet e tjere ndihmese.
  8. Sipas periodicitetit te caktuar perpilon raportet e lidhura me punen e tij, dhe i ve ne dispozicion te supervizoreve direkt.
  9. Krahas trajtimit ad-hoc te rasteve, Perfaqesuesi i Shitjeve Direkte monitoron ne nje kendveshtrim me te pergjithshem ecurine e procesit dhe ne bashkepunim me deget, departamentin e Zhvillimit te Produkteve Retail , apo me struktura te tjera ne Banke rekomandon ndryshime te mundshme me qellim permiresimin e vazhdueshem te procesit

Profili i kerkuar:


  • Te kete aftesi te forta komunikuese verbale dhe me shkrim si dhe te menaxhoje marredheniet me kliente.
  • Te jete i organizuar, i vemendshem ndaj detajeve dhe ne gjendje te punoje i pavarur.
  • Diplome Universitare ne Fakultetin Ekonomik ose ne fusha te lidhura me te.
  • I orientuar nga rezultatet dhe i vetedisplinuar per te ndjekur shitjet individuale.
  • Te pakten 1 vit eksperience pune e meparshme ose e ngjashme ne sektorin bankar/financiar.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze dhe paketes Microsoft Office.
Personat e interesuar duhet te dërgojnë brenda datës 09 Qershor 2023:

  • CV
  • Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin

Dokumentat duhet te dergohen ne adresen e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore.
Union Bank sh.a. deklaron se i perpunon te dhenat personale te aplikanteve mbeshtetur ne Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Te dhenat personale te aplikanteve jane kryesisht te dhenat e deklaruara nga ata vete ne CV-ve te tyre, gjithashtu dhe te dhenat e marra nga dokumentet e tjera te paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marre masat organizative dhe teknike te nevojshme me qellim per te garantuar sigurine e te dhenave personale qe perpunon. Vetem personeli i autorizuar ka akses ne te dhenat personale qe perpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka per detyre te ruaje konfidencialitetin e te dhenave sensitive.
Individet qe aplikojne prane Union Bank sh.a. pranojne dhe jane ne dijeni se te dhenat e tyre personale do te perpunohen siç pershkruhet me siper.
Aplikantet kane te drejte te kerkojne korrigjimin ose fshirjen e te dhenave personale te tyre. Per te ushtruar kete te drejte ata duhet te kontaktojne ne humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top