Pasticier
- Gjiri Lalezit | Hamallaj
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Pasticier | Specialist brumi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PASTIÇIER
Resorti ynë është në kërkim të një Pastiçieri të talentuar dhe krijues, i/e cili/a do të jetë përgjegjës për përgatitjen e ëmbëlsirave, brumërave dhe produkteve të pastiçerisë sipas standardeve më të larta të cilësisë. Roli kërkon përpikëri, kreativitet dhe njohuri të mira mbi teknikën dhe përbërësit.
- Përgatitja e ëmbëlsirave të ndryshme
- Zbatimi i recetave dhe teknikave të pastiçerisë me përpikëri dhe kreativitet
- Dekorimi i ëmbëlsirave në mënyrë estetike dhe në përputhje me stilin e resortit
- Planifikimi dhe përgatitja e produkteve për mëngjes, evente apo menu speciale
- Sigurimi i freskisë dhe cilësisë së përbërësve
- Mbajtja e mjedisit të punës të pastër dhe respektimi i standardeve të higjienës
- Koordinimi me ekipin e kuzhinës për një shërbim të harmonizuar
- Monitorimi i stokut dhe raportimi i nevojave për furnizim
- Eksperiencë e mëparshme si Pastiçier apo në një rol të ngjashëm (minimum 1-2 vite)
- Njohuri të mira të teknikave të pastiçerisë dhe dekorimit të ëmbëlsirave
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar kohën
Cel. : +355 68 906 2529
Apply WhatsApp