• Përgjegjës Prokurimesh dhe Arshivë-Protokolli

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Gjonaj Group Holdings shpall vakant Pozicionin e Punës – Jurist/e në pozicionin (Përgjegjës Prokurimesh dhe Arshivë-Protokolli).

Detyrat/përgjegjësitë:

  • Të ndjekë të gjitha aktivitetet e prokurimit në Nivel Grupi;
  • Raporton në mënyrë periodike tek Menaxheri i Prokurimeve për ecurinë e proceseve të prokurimit në nivel individual dhe në Departamentet e ndryshme për secilën shoqëri të Grupit;
  • Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e gjithë proçedurave juridike te Grupit në lidhje me procedurat e ndryshme të prokurimeve;
  • Hartim i Kontratave dhe i Marrëveshjeve me objekte të ndryshme për zëra të vecanta prokurimesh;
  • Ndjek të gjitha fazat e prokurimit deri nga momenti i kërkesave fillestare, mbledhjen e ofertave, miratimi i ofertës fituese deri në likuidimin e detyrimeve përkatëse.
  • Monitorimi, interpretimi dhe reflektimi i ndryshimeve në procedurat e prokurimit për të siguruar përputhshmërinë e nevojave të Grupit me ndryshimet e tregut.Të mbajë të azhornuar Arshivën e Prokurimeve për secilën shoqëri të Grupit;
  • Trajtimi i disa procedurash prokurimi të Grupit njëkohesisht sipas kërksave të ndryshme që lindin nga Sektorët e ndryshëm të brenda Grupit, duke respektuar afatet e përcaktuara;
  • Të mbajë të azhornuar dhe të menaxhojë Protokollin dhe Arshivën e Grupit si në formë shkresore, ashtu edhe në formë elektronike.
Kualifikimet/kërkesat:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 1-3 vite;
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive në grup, aftësinë për të kuptuar dhe implemetuar dokumentacionin e prokurimeve sipas nevojave që lindin në Sektorët e ndryshëm të Grupit;
  • Aftësi në menaxhimin e kohës, për të plotësuar kërkesat e Sektorëve të ndryshëm, sipas afateve të specifikuara dhe për të trajtuar disa procedura prokurimi të Grupit njëkohesisht.
  • Të jetë i/e dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve në Grup;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike kryesisht në paketën Microsoft office;
Kandidatet qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te lutur te dergojne aplikimet e tyre në adresën e emailit: hr@gjonajholdings.com
Intervistat do te zhvillohen prane zyrave te Gjonaj Group Holdings. Adresa: Rruga e Elbasanit Godina Park Gate Kati i I;

Nr Kontakti: 0684016349
Për më shumë: https://gjonajholdings.com/jurist-e-ne-pozicionin-pergjegjes-prokurimesh-dhe-arkive-protokolli/
 


Apply WhatsApp
Back
Top