Përgjegjës/e e Njësise së Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
Titulli punës: Pergjegjes/e e Njesise se Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar
Departamenti: Departamenti Finance
PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:
Njësia është e ngarkuar me përgjegjësinë e përpunimit dhe kontrollit të shpenzimeve të Bankës, kontrollit të Planit të Llogarive të Bankës, ofrimit të informacionit financiar për Bankën, shpenzimeve kapitale, kontrollit të shpenzimeve, kontrollit të fitimit dhe çdo informacioni financiar të jashtëm të kërkuar. Njësia kërkon të zhvillojë dhe mirëmbajë vazhdimisht një sistem të shëndoshë kontabiliteti për Bankën brenda kuadrit të Standardeve Vendore dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit në zhvillim e sipër. Objektivi kryesor i Njësisë është të zhvillojë dhe mirëmbajë një sistem të shëndoshë kontabiliteti nga i cili mund të prodhohen pasqyra financiare të besueshme në çdo kohë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:
- Të mbledhë, analizojë, përmbledhë dhe postojë të dhënat e kontabilitetit në librin kryesor çdo ditë.
- Të përputhë porositë e blerjeve me faturat e furnitorëve dhe të përpunojë pagesat në mënyrë të përshtatshme.
- Të sigurojë arsyeshmërinë e llogarive në librin kryesor;
- Të mirëmbajë Regjistrin e Aseteve Fikse.
- Të mbështesë procesin e blerjeve, amortizimit, amortizimit tatimor dhe asgjësimit të aseteve fikse.
- Të përpunojë pagat mujore të stafit në përputhje me udhëzimet nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
- Të sigurojë dhe administrojë detyrat e pajtimeve dhe zgjidhjeve të përditshme dhe mujore, të trajtojë mosmarrëveshjet dhe kthimin e pagesave.
- Të mbajë libra të rregullt llogarish dhe të përgatisë pasqyra financiare mujore,tremujore dhe vjetore.
- Të japë udhëzime dhe/ose ndihmë strukturave të tjera të Bankës në lidhje me çështjet e kontabilitetit financiar.
KËRKESAT PËR POZICIONIN:
- Diplome Universitare në Fakultetin Ekonomik, ose të tjera të lidhura me fushen.
- Minimumi 5 vjet pune ne sektorin bankar, preferohet eksperience drejtuese e meparshme.
- Aftesi te shkelqyera organizative menaxhuese dhe koordinuese e profesionale.
- Njohuri shume te mira ne operacioneve bankare,kontabilitetin bankare, standartet vendore si dhe Kontabilitetin Nderkombetare ne zhvillim e siper.
- Aftësi te forta komunikuese verbale të shkruara analitike dhe ndërpersonale.
- Aftësi drejtuese dhe motivuese për stafin.
- Njohuri të mira të gjuhes angleze dhe të paketes Microsoft Office.
LINJA E RAPORTIMIT
Raportim direkt tek Drejtuesi i Departamentit Finances.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit hr@uba.com.al . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 28 Prill, 2025
Apply