Përfaqësuesi/e Mjekësor/e për Estetikën Mjekësore
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
Delta Pharma është një lojtar unik në rajonin e Ballkanit Jugor, që operon si distributor rajonal dhe organizatë e shitjeve të kontraktuara, duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh për prodhuesit. Me seli në Tiranë, Delta Pharma operon në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Delta Pharma është kompania më inovative, më e avancuar dhe orientuar nga klientët në këtë rajon, e fokusuar në ofrimin e barnave të Inovative, Generike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Suplementeve Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.
Motoja e kompanisë “Përqafoni një të ardhme të shëndetshme!” është një premtim për pacientët, i cili realizohet përmes ofrimit të aksesit dhe autorizimit për tregtimin e produkteve farmaceutike të klasit botëror. Delta Pharma angazhohet për cilësi të lartë, pasion dhe kompetencë në të gjitha përpjekjet e saj, duke u drejtuar nga ndërkombëtarizimi, maksimizimi i ciklit të jetës së produkteve kryesore dhe ofrimin e aksesit dhe përdorimit efektiv të produkteve speciale në gjithë rajonin.
*Sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Motoja e kompanisë “Përqafoni një të ardhme të shëndetshme!” është një premtim për pacientët, i cili realizohet përmes ofrimit të aksesit dhe autorizimit për tregtimin e produkteve farmaceutike të klasit botëror. Delta Pharma angazhohet për cilësi të lartë, pasion dhe kompetencë në të gjitha përpjekjet e saj, duke u drejtuar nga ndërkombëtarizimi, maksimizimi i ciklit të jetës së produkteve kryesore dhe ofrimin e aksesit dhe përdorimit efektiv të produkteve speciale në gjithë rajonin.
Përgjegjësitë kryesore të pozitat:
Kandidati ideal duhet të ketë interes për estetikën mjekësore, aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi, si dhe dëshirë për të ndërtuar marrëdhënie profesionale me mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë. Pozicioni ofron mundësinë për të punuar me marka premium në një mjedis profesional dhe dinamik.Përgjegjësitë e Përfaqësuesi/e Mjekësor/e për Estetikën Mjekësore:
- Të sigurojë njohjen e produkteve dhe markave të tregtuara, përfshirë të gjitha detajet lidhur me cilësinë, efikasitetin e përdorimit, efektet anësore, përparësitë dhe karakteristika të tjera të mundshme.
- Të sigurojë njohjen dhe ndërgjegjësimin për zonën gjeografike që mbulon për të identifikuar të gjithë partnerët mjekësorë sipas specialiteteve dhe roleve të tyre për të cilëve prezantohen dhe promovohen produktet/markat.
- Të krijojë dhe ruajë marrëdhënie me partnerët mjekësorë, të ndjekë nevojat e tyre profesionale dhe të sigurojë ndjekjen e duhur për plotësimin dhe kënaqësinë e tyre në përputhje me politikat e kompanisë.
- Të sigurojë përdorimin optimal dhe mirëmbajtjen e materialeve dhe mjeteve promovuese të disponueshme për të siguruar një efikasitet më të lartë të marketingut.
- Të organizojë dhe të marrë pjesë në prezantime, konferenca, takime dhe ngjarje të tjera profesionale.
- Të përvetësojë informacionin shkencor, marketingun dhe zhvillimet e industrisë mjekësore/farmaceutike, si dhe kërkesat e ndryshuara të partnerëve/pacientëve. Të mbajë njohuri të përditësuara për zhvillimet teknologjike dhe inovacionet e industrisë përmes trajnimeve, pjesëmarrjes në ngjarje online dhe/ose ballore.
- Të monitorojë dhe të analizojë veprimet e konkurrentëve dhe t’i raportojë ato në mënyrë përkatëse për të siguruar veprime dhe reagime nga kompania që çojnë në ruajtjen dhe zgjerimin e partneriteteve në përputhje me të gjitha kërkesat rregullatore, cilësore dhe për kujdesin ndaj pacientëve.
- Të kontribuoni në përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mënyrave aktuale të funksionimit me propozime dhe ide që rezultojnë në rritjen e profesionalizmit, përmirësimin e shërbimit, efikasitetit dhe efektivitetit të strukturës së marketingut.
- Të sigurojë raportime periodike dhe speciale sipas kërkesave të supervisorit të drejtpërdrejtë.
- Të sigurojë ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit për secilin detyrë të kryer.
Përvojat dhe Kualifikimet e Nevojshme:
- Diplomë universitare (preferohet në Shkenca Mjekësore ose fusha të ngjashme)
- Interes për estetikën mjekësore dhe brandet premium
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi
- Aftësi për ndërtimin e marrëdhënieve profesionale
- Eksperiencë në shitje, promovim ose pozicione të ngjashme
- Njohuri në përdorimin e MS Office/CRM
- Njohuri të gjuhës angleze
- Profesionalizëm, integritet dhe gatishmëri për të udhëtuar
- Patentë drejtimi, kategoria B
Procedura e Aplikimit:
Ju lutemi dërgoni CV-të tuaja në adresën: hr@deltapharma-al.com*Sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Apply