• Përfaqësues Marketingu, dermato - kozmetik, për tregun farmaceutik.

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
Gjuha
  1. italisht
Përfaqësues Marketingu, dermato - kozmetik, për tregun farmaceutik.

Onyx Pharma është një kompani në fushën e promocionit të barnave, shtesave ushqimore dhe produkteve dermato - kozmetike. Ne jemi në kërkim të një individi të ri dhe dinamik, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindëse.


Ky individ do të jetë përgjëgjës për promocionin e produkteve dermato - kozmetike në zonën e Tiranës dhe për disa qytete.


Personi duhet që të jetë resident në Tiranë. Eksperiencat e mëparshme 2-3 vjet në këtë fushë, janë një avantazh i cili do të vlerësohet gjatë intervistës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:


1. Takimet e shpeshta me Farmacistët apo punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor me qëllim nxitjen e perdorimit të produkteve të kompanisë.


2. Prezantimi i produkteve të kompanisë në takimet individuale apo në grup me klientët. Informimi i klientëve rreth vlerave që kanë produktet dhe mënyra e përdorimit.


3. Organizimi i eventeve në farmaci me qëllim testimin e produktve dermato - kozmetike në farmaci. Përdorimi i paisjeve speciale për skin test dhe scalp test.


4. Përpilimi i raporteve për të pasqyruar situatën në zonat e tij, rreth klientëve, konkurentëve apo të dhëna të tjera të vlefshme.


5. Arritja e objektivave të caktuara për shitjet e produkteve të kompanisë. Përpilimi i një plani pune mujor bazuar në prioritetet e kompanisë dhe nevojat e klientëve
6. Menaxhim efektiv i farmacive si pika shitjesh për zonat e tij. Të krijojë mundësi për trajnimin e farmacistëve për përdorimin efektiv të produkteve të kompanisë.


7. Rritja dhe zhillimi personal për të plotësuar kërkesat e nevojshme për rolin përkatës. Të njohë rrjedhshëm produktet e kompanisë dhe të aftësohet për një komunikim efektiv tek klientët
8. Të jetë njohës i gjuhës angleze dhe kompjuterit.
9. Të ketë patentë klasi B.

Personat e interesuar janë të lutur që të dërgojnë një CV në adresën e emailit: info@onyx-pharma.com.al
Aplikimet janë të hapura deri në datë 31/08/2023
 


Apply
Back
Top