Operator i porosive online
Njoftim punësimi
Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Operator i porosive online
Departmenti: Komerçial
Vendodhja: QTU
Fokusi kryesor i poziciont është përpunimi në kohë reale i porosive në online dhe perditësimi i statusit aktual të porosive në Platformën Ueb.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjësia për ekzekutim në kohë reale të porosive të klientëve dhe ofrim të shërbimit cilësor ndaj tyre.
- Komunikimi me klientin për të sugjeruar produkte alternative ose shoqëruese të produktit të porositur.
- Verifikimi i stokut në dyqanin përkatës.
- Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve për përditesimin e statuseve në platformën zyrtare.
- Organizimi i dërgesave dhe adresimi i faturës në magazinë.
- Menaxhimi i dërgesave dhe regjistrimi i të dhënave në sistem të palëve të treta për dërgesat.
- Të njoh dhe monitoroj shumë mirë statusin e dërgesës dhe rialokimit në destinacione të produkteve të tjera
- Organizim dhe komunikim për përpunimin e dërgesës në bazë të afateve të përcaktuara.
- Diplomë Bachelor, (Master është avantazh).
- Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje online.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Te jetë energjik dhe të pëlqej punën e tidj/saj.
- Të jetë i/e sjellshëm dhe me vetëbesim.
- Të gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
- Të jetë kreativ në punën e tij/saj.
- Niveli i lartë i integritetit dhe ndershmërisë.
- Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Të jetë i orientuar drejt suksesit dhe rezultatave te larta.
- Të jetë i aftë në komunikim, bindje dhe negocim.
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën hr@neptun.al
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp