• Operator finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profili i punës: Operator finance
Shoqeria IRIS COSMETIC SHPK
Vendndodhja:
AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS, prane Casa Italia.

Rreth Nesh:

Në Iris Cosmetic , ne besojmë në vendosjen e standardeve për përsosmëri në shpërndarjen e produkteve kozmetike . Me një përkushtim ndaj inovacionit, integritetit dhe ofrimit të vlerave të jashtëzakonshme, ne jemi vendosur si një lojtar i fortë me reputacion në këtë sektor.
Përmbledhja e punës:
Ne po kërkojmë një Operator finance, energjik dhe të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit tonë te finances. Operatori i finances pranon dhe regjistron porositë nga palët përkatëse në program. Ndihmon në mbarëvajtjen e punës të koordinatorit të shitjes dhe financierit duke përgatitur dokumenta, Koordinon porositë e shitjes nga magazina në destinacionin e klientëve të shkojnë në cilesinë e duhur dhe në kohë.

Detyrat kryesore

Pranon porositë nga përfaqësuesit e shitjes dhe i përpunon ato në programin financiar.
Rregjistron porositë për shitje në sistemin kontabël
Regjistron faturat e kthimit të mallit, dhe zbritjet
Procedon porositë tek magazina
Kryen faturat e shitjes së mallit dhe verifikon saktësimin e tyre
Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e magazines në të gjithë procesin (porosi, transport, faturim)
Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e shitjes për specifikat e porosive
Koordinon dhe siguron që transporti dhe porositë e shitjes nga magazina drejt klientëve të shkojnë në cilesinë e duhur dhe ne kohë
Monitoron dhe rakordon arkën fiskale
Harton raportet dhe dokumenta të tjera që lindin gjatë punës
Monitoron dhe rakordon raportet e klientëve
Përgatit raportet periodike financiare

Kualifikimet

Diplomë universitare në degët e Ekonomisë (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznes)
Njohuri të mira të programeve të paketës MS Office (veanërisht Excel & Word)
Njohuri të programit financiar Bilanc
Njohuri të gjuhës angleze

Aftësitë

Avantazh njohja e programeve financiare dhe procesi i fiskalizimit.
Avantazh eksperience pune.
Aftësi shumë të mira komunikuese, i orientuar drejt zgjidhjeve për të përcaktuar qartë prioritetet.
Aftësi për të ndërtuar raport bashkëpunimi efikase me bashkëpunëtorët.
Të karakterizohet nga etikë e lartë profesionale dhe integritet të lartë.

Cfare ofrojme:
Paga konkurruese , kushte te mira pune dhe
mundësi për rritje dhe zhvillim profesional përmes trajnimeve dhe mentorimit të vazhdueshëm.
Një mjedis pune bashkëpunues dhe mbështetës që vlerëson vullnetin e mirë dhe integritetin.
Aplikoni: 0672010720
 


Apply WhatsApp
Back
Top