• Okazion! Turquoise Marina, Gjiri i Lalezit/Hamallaj shes apartament Kati 3, 185.000 Euro

Cmimi Euro
185000
Shitet apartament tek Turquoise Marina!
Apartament me verande 150m2, parkim i brendshem, ne proces ndertimi, perfundon 2025. Ndodhet prane Aquapark, me pamje detin. Dalje ne rruge tokesore dhe kanalin lundrues.
Turquoise Marina, ndër projektet më të mëdhaja, ofron cilësi të lartë të përcaktuar nga EUROCODE. Investimi ka në përbërje hapësira të dedikuara për terrene sportive, pishina, Aquapark, Marine Port dhe faciliete të shumta për t’iu dhuruar një jetesë të qetë, larg zhurmës dhe kaosit të përditshëm të qyteteve. Kompleksi “Turquoise Marine” ofron izolim termik, teknologji të lartë, siguri të plotë me sistem të dixhitalizuar si dhe një arkitekturë moderne dhe tepër funksionale. Distanca nga Tirana është 40 Km, 35 km nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, dhe 23 km nga Porti i Durrësit. Brenda kompleksit do të jetë e aksesueshme lëvizja tokësore për mjetet motorrike, ndërsa nga uji lëvizja do të mundësohet nëpërmjet varkave dhe motorrvarkave, gjithashtu edhe biçikleta uji.

Shërbimet: Aquapark, Pishina, Marine Port, Bar, Restorant.

Facilitete: Plazh Privat, Port Ankorimi për mjete lundruese, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive.

Një ndër pikat e forta të këtij projektit është kanali, i cili lidh në mënyrë natyrore detin me pjesën e brendshme të kompleksit, që gjithashtu siguron një sistem ekologjik për drenimin dhe mbledhjen e ujërave siperfaqesore të të gjith rezidencës, siguron akses të drejtëpërdrejtë në çdo pronë, përveç pronave që janë krah tij, për çdo banesë në rezidencë i aksesohet një post parkimi ne kanal. Menaxhimi i ketij kanali do të jetë i ndryshëm nga menaxhimi i rezidencës, kontrolli i kanalit do të bëhet me pika vrojtimi në fillim dhe në fund të tij. “Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individët dhe familarët që dëshirojnë të shijojnë natyrën rrethuar me pisha të buta dhe të egra ku ofrohet siguri, cilësi e lartë ndërtimi dhe infrastrukturë. Projekti është konceptuar në një mënyrë të tillë që ta gjejë veten, dhe një çift i ri, edhe një familje e madhe. Në kompleks do të gjeni hapësirën e dedikuar e cila do të krijojë përputhshmëri me kërkesën tuaj.

Per me shume na kontaktoni:
info@adviser.al
0692074495
 


Contact WhatsApp
Back
Top