• Ofrojmë trajnime dhe punësim në shërbime në familje

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (Agjencia "Melisa"), organizon trajnim falas për:

-Kujdestare për të moshuar.
-Kujdestare për fëmijë.
-Punëtore shtëpie.

Trajnimi organizohet më 19-23 prill 2021, ora 10.00-15.00, Tiranë. Adresa: pranë kryqëzimit të Selvisë, rruga Isa Boletini, pallati përballë hotel Vila Verde (në Google maps me emrin "Agjencia Melisa"). Në përfundim të trajnimit gruaja pajiset me certifikatë. Pas trajnimit qendra ndërmjetëson falas për punësimin e grave.

Personat e interesuar për tu regjistruar te kontaktojnë në: 0694346131 ose nccs.albania@gmail.com.
Trajnimi organizohet në kuadër të projektit "Fuqizimi ekonomik i qendrueshëm i grave në nevojë dhe ndërgjegjësimi mbi ndërmarrjet sociale", i financuar nga qeveria Hollandeze.
 


Contact WhatsApp
Back
Top