Ofroj vend pune Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Retail
AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË
Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:
Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Retail
Kërkesat kryesore:
- Diplomë në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme (preferohen studimet e kryera në Itali);
- Eksperiencë e mëparshme si blerës.
- Njohje e mirë e gjuhës italiane (njohja e një tjetër gjuhe të BE-së përbën avantazh);
- Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, në veçanti Excel dhe mjeteve analitike;
- Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikuese me furnitorë dhe partnerë të jashtëm;
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur dinamikat e sektorit të shitjes me pakicë (Retail);
- Integritet dhe ndjenjë përgjegjësie në menaxhimin e të dhënave dhe informazionit konfidencial;
- Të negociojë me furnitorët e produkteve dhe shërbimeve në përputhje me politikat e kompanisë;
- Të kryejë analizat regu mbi produkte të reja, tendenca dhe çmimet e konkurrencës;
- Të monitorojë ciklin e porosive dhe të sigurojë disponueshmërinë e menjëhershme të produkteve në magazina dhe në pikat e shitjes;
- Të verifikojë përputhshmërinë e dokumentacionit të blerjes me kontratat dhe çmimet e dakordësuara;
- Të bashkëpunojë ngushtë me Përgjegjësin e Zyrës Tregtare dhe me sektorët e tjerë për planifikimin dhe aktivitetet promocionale.
- Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
- Një ambient punenxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
- Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Të dhënat e kandidatëve do tëmblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjislacionin Pë rmbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimet e mundshme.
Apply WhatsApp