• Ofroj vend pune Shofer Taksie

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Shofer Taksie"

Detyrat kryesore:

  • Transporti i sigurt dhe korrekt i pasagjerëve në destinacionet e tyre
  • Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor
  • Mbajtja pastër dhe në gjendje të mirë e automjetit
  • Komunikim i sjellshëm dhe profesional me klientët
  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe protokolleve të sigurisë
  • Mbajtja e automjetit në gjendje të mirë teknike dhe raportimi i çdo problemi

Kualifikimet:

  • Patentë e vlefshme klasi D
  • Kartë digjitale e tahografit e vlefshme
  • Certifikatë profesionale (CAP) për drejtimin e automjeteve
  • Njohje shumë e mirë e rrugëve të Tiranës
  • Eksperienca si shofer taksie përbën (avantazh)
  • Aftësi për të komunikuar qartë dhe me respekt me klientët
  • Sjellje profesionale, përgjegjësi dhe etikë në punë
Përfitimet:
  • Paga konkurruese dhe e kënaqshme.
  • Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme
  • Ambient pune serioz dhe mbështetës
  • Mundësi rritje profesionale
  • Mundësi promovimi brenda grupit
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Tel.: 067 206 4428

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top