• ofroj vend pune Recepsionist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Menaxhim Biznesi
  3. Recepsionist/e
  4. Sociologji | Psikologji
Gjuha
  1. anglisht
Agna Group kërkon të punësojë një person me qëndrim pozitiv dhe ndihmues, me dëshirë për të mësuar dhe me ambicie për zhvillim profesional në pozicionin:

Recepsionist/e

Përgjegjësitë kryesore:
  • Mirëpret vizitorët në mënyrë profesionale, i orienton dhe i drejton sipas nevojës;
  • Ndihmon vizitorët për t’u orientuar brenda ambienteve të zyrave;
  • Kontribuon në ruajtjen e sigurisë së vendit të punës përmes administrimit të kartave identifikuese (lëshimi, kontrolli dhe grumbullimi i tyre);
  • Udhëzon kandidatët për punë në plotësimin e formularëve të aplikimit;
  • Mbështet kolegët me detyra administrative dhe përdorimin e mjeteve të zyrës;
  • Kryen detyra administrative si arkivim dokumentesh, shtypje, fotokopjim, skanim etj.
  • I përgjigjet kërkesave që vijnë përmes email-it, telefonit apo komunikimit të drejtpërdrejtë.
Kërkesat dhe kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e paketës MS Office (Excel, PowerPoint, Outlook, Word);
  • Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze (certifikimet IELTS, TOEFL ose TOEIC përbëjnë avantazh);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi;
  • Paraqitje profesionale dhe etikë pune e qëndrueshme;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe gatishmëri për të kontribuar në detyra të ndryshme sipas nevojës.
Dërgoni CV në: hr@agnagroup.com
Afati i aplikimeve: 20.02.2026
 


Apply
Back
Top