• ofroj vend pune part time | remote | smartworking nga sh...

Tipi
  1. part time
  2. remote | smartworking nga shtepia
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Pozicioni: Asistent Financiar
Orari: Part-time / me orar të fleksibël
Vendndodhja: Remote (puna kryhet në distancë)


Përshkrimi i punës:


Organizata jonë po kërkon një Asistent Financiar me kohë të pjesshme për të mbështetur proceset financiare dhe raportuese të projekteve. Pozicioni është i përshtatshëm për studentë ose të rinj që kanë njohuri bazë në kontabilitet dhe dëshirojnë të fitojnë përvojë në sektorin jofitimprurës.


Përgjegjësitë kryesore:


  • Regjistrimi i blerjeve, shitjeve, arkës dhe bankës në sistemin financiar të organizatës;
  • Mbajtja e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për lëvizjet financiare;
  • Ndihmë në përgatitjen e bilancit financiar dhe dokumenteve për kontabilitetin vjetor;
  • Mbështetje në përgatitjen e raporteve për donatorët, përfshirë edhe ato në gjuhën angleze;
  • Hartimi i raporteve të brendshme financiare për organizatën;
  • Përgatitja e dokumenteve për auditim financiar, në bashkëpunim me stafin;
  • Detyra të tjera të thjeshta administrative ose financiare sipas nevojës.

Kualifikimet e kërkuara:


  • Student/e ose i/e diplomuar rishtazi në financa, kontabilitet, ekonomi apo fusha të ngjashme;
  • Njohuri bazë në kontabilitet dhe në përdorimin e Excel-it;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të organizuar;
  • Njohuri të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
  • Dëshira për të mësuar dhe për të marrë përvojë në sektorin jofitimprurës;
  • Përvoja e mëparshme në OJF është përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Ju lutem dergoni CV ne: kontakt.res@gmail.com.
 


Apply
Back
Top