Ofroj vend pune Menaxhere Pastrimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
- Supervizor | Team Leader
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:
Menaxhere Pastrimi
Qëllimi i Pozicionit
Menaxherja e Pastrimit është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe monitorimin e procesit të pastrimit në ambientet e kompanisë, duke siguruar standarde të larta higjiene, pastërtie dhe mirëmbajtjeje të ambienteve të punës dhe hapësirave të përbashkëta.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Organizon dhe koordinon punën e stafit të pastrimit sipas planifikimit ditor.
- Kontrollon cilësinë e pastrimit dhe zbatimin e standardeve të higjienës.
- Harton grafikun e punës dhe ndan detyrat për ekipin.
- Siguron përdorimin korrekt të pajisjeve dhe materialeve të pastrimit.
- Monitoron nevojat për materiale dhe raporton për furnizimet e nevojshme.
- Trajnon dhe orienton stafin e ri mbi procedurat e punës.
- Raporton problematikat dhe ndjek zgjidhjen e tyre në kohë.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për mirëmbajtjen e ambienteve.
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhim ose koordinim stafi, pastrimi përbën avantazh.
- Aftësi organizative dhe menaxhuese shumë të mira.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri bazë për standardet e higjienës dhe sigurisë në punë.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Trajnim mbi proceset dhe standardet e kompanisë;
- Kushte të favorshme pune.
- Pagesë konkurruese.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
ose
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Apply WhatsApp