Ofroj vend pune Kasiere
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:
Kasiere
Qëllimi i Pozicionit
Kasiereja është përgjegjëse për menaxhimin korrekt të procesit të arkëtimit, ofrimin e një eksperience pozitive për klientët dhe garantimin e standardeve të larta të shërbimit në pikën e shitjes.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kryen me korrektësi procesin e arkëtimit dhe lëshimin e dokumentacionit fiskal;
- Mirëpret dhe komunikon në mënyrë profesionale me klientët;
- Verifikon saktësinë e pagesave cash, kartë apo formave të tjera të pagesës;
- Menaxhon fondin e arkës sipas procedurave të kompanisë;
- Evidenton dhe raporton çdo problematikë ose mospërputhje gjatë procesit të punës;
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për garantimin e një shërbimi efikas;
- Zbaton standardet operative dhe procedurat e kompanisë.
- Diplomë e arsimit universitar;
- Eksperiencë e mëparshme si kasiere ose në sektorin retail përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe korrektësi në menaxhimin e vlerave monetare;
- Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me volum pune;
- Njohuri bazë kompjuterike.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere;
- Trajnim mbi proceset dhe standardet e kompanisë;
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
ose
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Apply WhatsApp