• ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Elite Jobs International, për një nga klienët e saj, po kërkon një:

INXHINIER ELEKTRIK

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projektimi, planifikimi dhe implementimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi dhe instalimesh teknologjike.
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i punimeve elektrike në terren, duke siguruar respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik, vizatimeve elektrike dhe specifikimeve të pajisjeve.
  • Analiza e tregut dhe ofertave për pajisje elektrike, si dhe negocimi me furnitorë për zgjedhjen më të përshtatshme.
  • Koordinimi me inxhinierët e tjerë (mekanikë, hidraulikë, arkitektë) për integrimin e sistemeve elektrike në projekt.
  • Kryerja e matjeve elektrike dhe testimeve për verifikimin e cilësisë së punimeve.
  • Dhënia e zgjidhjeve teknike për probleme të hasura gjatë implementimit të projekteve.
  • Menaxhimi i ekipit teknik dhe organizimi i punës në mënyrë efikase.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me normat ligjore, standardet e BE-së dhe rregulloret përkatëse të sigurisë elektrike.
  • Raportimi periodik mbi ecurinë e punimeve dhe paraqitja e analizave të kostove.
Kërkesat e profilit:
  • Arsim i lartë universitar Inxhinier Elektrik
  • Të paktën 2 vite eksperiencë pune
  • Njohuri të avancuara në fushën e elektrikës, si dhe aftësi shumë të mira menaxheriale.
  • Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia;
  • Te jete I disponueshem per te punuar ne projekte te ndryshme ne terren.
  • Njohja e software te projektimit perben avantazh.
  • Te kete njohuri ne perdorimin e AutoCAD, MS Office, etj.
  • Njohje e gjuhës Angleze dhe italiane.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në ekip dhe përshtatje me ndryshimet.
  • Leje qarkullimi kategoria B.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi ngarkoni CV-në tuaj në linkun që vijon https://elitejobs.org/jobs/tirane-inxhinier-elektrik/ dhe/ose në hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave personale".

Ju informojmë se ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 


Apply WhatsApp
Back
Top