Ofrohet vend pune Specialist Kontabiliteti ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes "Nene Tereza"
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Për llogari të nënkontraktorit të saj që operon Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza", Tirana International Airport SHPK (“TIA”) publikon njoftimin për:
SPECIALIST KONTABILITETI
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
Aftësitë e kërkuara:
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të dërgojnë një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godines se Administrates (Rinas).
SPECIALIST KONTABILITETI
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
- Përgjegjës për të rregjistruar shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, kostot e personelit, amortizimin dhe shpenzimet financiare
- Përgjegjës për të rregjistruar të dhënat në sistemin informatik në bazë ditore
- Përgjegjës për mbajtjen e dosjeve të amortizimit dhe zhvleresimit
- Përgjegjës për të mirëmbajtur debitoret dhe kreditorët në programin e kontabilitetit
- Përgjegjës për të kryer rekoncilimet për: pozicionet e hapura të furnitorëve; asetet e rregjistruara në zyrën e prokurimeve; rregjistrimin e të dhënave të transaksioneve me librat e taksave të përgatitura nga specialisti i taksave
- Përgjegjës për vlerësimin dhe rregjistrimin e TVSH dhe rregjistrimin e tatimit në burim
- Përgjegjës për të përgatitur raporte periodike (raporti javor i thesarit, raportet e voneses se klienteve,raportin e pagesave te furnitoreve) si dhe raporte të tjera sipas kërkesës
- Përgjegjës për rregjistrimin e të dhënave që përdoren për përgatitjen e pasqyrave financiare
- Asiston në pregatitjen e buxhetit të departamentit
- Përgjegjës për administrimin e procesit të faturimit dhe lëshimin e faturave
- Përgjegjës për të kontrolluar transaksionet e agjentëve
- Përgjegjës për të llogaritur interesat për pagesa të vonuara të klientëve
- Përgjegjës për të ndjekur mbledhjen e llogarive te arketueshme dhe rekoncilimin e balancave të hapura me klientët
- Përgjegjës për administrimin e arkës
- Përgjegjës për rekoncilimin e balancave të hapura
- Përgjegjës për përgatitjen e raporteve dhe rekoncilimet përkatëse
Aftësitë e kërkuara:
- Diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet
- Njohuri të përgjithshme të sistemit të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal shqiptar
- Të paktën 5 vjet eksperiencë pune në detyra të ngjashme
- Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike financiare
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office veçanërisht Excel-it
- Njohjuri shumë të mira të gjuhës Angleze
- I/e aftë për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e grupit
- I/e aftë për të përgatitur raporte cilësore, i/e saktë dhe i/e aftë të kryejë punë të detajuar
- I/e aftë të vendosë përparësi dhe të respektojë afatet
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të dërgojnë një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godines se Administrates (Rinas).
Data e mbylljes së aplikimeve 09 Janar 2022
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp