• ofrohet vend pune Shef Kuzhine

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
EPPC Albania në kuadër të disa projekteve me partnerë biznese, brenda dhe jashtë vendit në fushën e hoteleri/turizmit është duke kërkuar një Shef Kuzhine.


Përgjegjësitë Kryesore:

  • Zhvillimi i recetave dhe menuve sipas trendeve, sezonalitetit dhe kulturave përkatëse;
  • Përgatitja e porosive në kohën e duhur;
  • Delegimi i detyrave tek stafi, mbikqyrja dhe asistimi tek ta sipas nevojës;
  • Monitorimi i stokut të ushqimit dhe kryerja e porosive të nevojshme;
  • Sigurimi i pajtueshmërisë me të gjitha rregullat e shëndetit dhe sigurisë brenda zonës së kuzhinës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Eksperiencë pune e dëshmuar në pozicione të ngjashme; (Të preferueshme eksperiencat jashtë vendit)
  • Njohuri të avancuara të teknikave të kuzhinës, recetave dhe menuve;
  • Aftësi drejtuese dhe të menaxhimit të kohës;
  • Njohja e rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Si të aplikoni:

Ju lutem dërgoni aplikimet tuaja duke specifikuar gjuhët e huaja që zotëroni dhe pozicionin e punës për të cilin jeni të interesuar të aplikoni tek adresa e email-it: dhimosten.billa@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 


Apply
Back
Top