• Ofrohet vend pune-Recepsioniste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
REPEAT FITNESS & WELLNESS CLUB shpall pozicione të lira pune:

Repeat Fitness & Wellness Club është një kompani shqiptare e dedikuar në përmirësimin e shëndetit dhe stilit të jetësës, një nga konceptet dhe investimet më inovative në industrinë e fitnessit, e pozicionuar në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit.
Me arkitekturë bashkëkohore, ambjent ekologjik, pamje 3D dhe gjithcka tjetër në shërbim të klientëve që duan dicka ndryshe.
Ndër palestrat më moderne, e projektuar nga studio greke “Whitebox”, bën cdo njeri të ndihet në zemër të natyrës. Duke ofruar shërbimin e nutricionit, regjime & plane ushqimore të personalizuara dhe Medical Spa për perfeksionimin e bukurisë, trupit dhe lëkurës suaj përmes një game të gjerë trajtimesh moderne dhe unike, kompania jonë ofron cilesi të lartë dhe shërbim të standarteve europiane.
Repeat Fitness & Wellness Club është i vetmi club në Shqipëri i vlerësuar me cmimin Premium Fitness Club, i cili nisi me filozofinë për të sjellë një frymë të re në përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit, mirëqënies dhe së bukurës.
Duke krijuar komunitetin e saj me anë të energjisë së stafit të kualifikuar e certifikuar dhe besueshmërisë, ky club, tashmë prej vetëm 5 vitesh në tregun Shqiptar, ka arritur të motivojë mbi 3000 klientë në finalizimin e rezultatit të dëshiruar.

Pozicioni: Recepsioniste

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ofron një shërbim cilësor ndaj klientit për të gjithë anëtarët dhe jo anëtarët;
  • Krijimi i një përshtypje të parë të shkëlqyer për palestrën duke ofruar një pritje të ngrohtë, pamje të rregullt dhe mënyrë të këndshme në çdo kohë;
  • Regjistron anëtarët e rinj sipas kategorive të abonimeve dhe respekton protokollin për anëtarësimet e reja ku përfshihet rregullorja e klientëve;
  • Hedh në sistem të dhënat e klientëve të abonuar;
  • Ruan statistikat në sistem për pjesmarrjen e antërëve në klasa;
  • Përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të rinj ose aktual;
  • Përshëndet anëtarët kur vijnë dhe kur largohen nga ambjenti;
  • Verifikon vlefshmërinë e kohëzgjatjen së abonimit për të gjithë anëtarët;
  • Siguron informacionin klientëve lidhur me klasat dhe disponueshmërinë në orare;
  • Mirëseardhja e anëtarëve dhe vizitorëve në palestër dhe ofrimi i informacionit të saktë në lidhje me programet dhe aktivitetet;
  • Regjistron dhe mban shënim pyetjet, ankesat dhe siguron se informacioni i delegohet dhe zgjidhet nga përgjegjësi ose departamenti përkatës;
  • Kryen pagesat e abonimeve për secilin anëtar;
  • Komunikon në telefon me personat e interesuar lidhur me shërbimet që ofron ambjenti;
  • Sistemon recepsionin në mënyrë që vendi i punës të ketë një pamje të rregullt dhe të pastër;
  • Kryen detyra të tjera, të një natyre të ngjashme profesionale dhe në përpjesëtim me rolin, me kërkesë të menaxherit të qendrës së fitnesit.
Kërkesat e profilit:

Minimalisht 1 vit përvojë pune;
Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese;
Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: hr.repeatgroup@gmail.com, ose ne numrin e cel +355697080308

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top