• ofrohet vend pune Recepsionist/e Hoteli

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
  3. turni III (i nates)
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Lea Business Consulting, në emër të klientit tonë kërkon të punësojë:

Recepsionist/e Hoteli (Turni I/Turni II)
Recepsionist/e Hoteli Turni III

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
  • Mirëpret dhe regjistron klientët në hotel në mënyrë profesionale dhe miqësore.
  • Kryen procesin e check-in dhe check-out.
  • Jep informacione për shërbimet e hotelit, oraret, atraksionet turistike.
  • Përgjigjet ndaj telefonatave, e-maileve dhe kërkesave të tjera nga klientët.
  • Menaxhon rezervimet, modifikimet dhe anulimet në sistemin e menaxhimit të hotelit.
  • Zgjidh me efikasitet ankesat apo problemet e klientëve duke ruajtur standardin e shërbimit.
  • Koordinon me departamente të tjera si mirëmbajtja, pastrimi dhe restoranti për të përmbushur kërkesat e klientëve.
  • Siguron që zona e recepsionit të jetë e pastër, e organizuar dhe mikpritëse në çdo kohë.
  • Regjistron të dhënat e nevojshme dhe mban evidencën sipas procedurave të brendshme.
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e hotelit, përfshirë ato të sigurisë dhe konfidencialitetit.
KËRKESAT E POZICIONIT:
  • Diplomë e shkollës së lartë (preferohet diplomë në turizëm, mikpritje ose fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashme ka përparësi.
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze (gjuhë të tjera janë avantazh).
  • Njohuri bazë të kompjuterit dhe përdorimit të programeve të menaxhimit të hotelit (p.sh. Opera), ose të ngjashme).
Detaje të pozicionit
  • Orari:
  • Turni I 06:30-14:30
  • Turni II 14:30-22:30
  • Turni III 22:30-06:30
  • 1 ditë pushim
  • Pagesa e kënaqshme
Nëse je gati të ndërtosh karrierën tënde kontaktoni në numrin e telefonit: 067 530 8208.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


WhatsApp
Back
Top