• Ofrohet vend pune Montues mobiljesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Ministria e jashtme | Brryli
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Gjuha
TopLine-cover.jpg


Top Line sh.p.k është një kompani lider në tregun Shqiptar në fushën e tregëtimit të mobiljeve
për zyra dhe shtëpi nga markat më të njohura Italiane.


Top Line po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin Montues mobiljesh

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Të sigurojë një produkt të ndërtuar mirë, duke ndjekur me përpikmëri udhëzimet dhe proceset e detajuara të montimit të mobiljeve.
  • Gjatë hapjes së ambalazhimit të mobiljeve, të tregohet i vëmendshëm dhe të kontrollojë nëse të gjitha pjesët janë të disponueshme.
  • Të raportojë në kohë për çdo problem, pjesë të munguar ose me defekt nëse do të ketë.
  • Të mbajë zonat e punës të pastra, të organizuara dhe pa rreziqe për pjesëtarët e tjerë në ekipin e punës.
  • Të komunikojë në mënyre korrekte me klientët dhe kolegët.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Min. 1 vit eksperiencë të mëparshme në montim mobiljesh.
  • I aftë të lexojë dhe ekzekutojë udhëzimet e montimit, vizatimet dhe manualet.
  • Të zotërojë koordinim të mirë dorë-sy dhe aftësi mekanike.
  • I familjarizuar me pajisjet e montimit të mobiljeve (manuale dhe elektrike).
  • I vetë-motivuar, energjik dhe komunikues i mirë.
Të interesuarit duhet të kontaktojnë në numrin celular 069 60 53034
ose të dërgojnë një kopje të CV-së në adresën office@topline.al
brenda datës 8 Mars 2023.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen.

* Top Line siguron kandidatët se të dhënat personale të pranishme në CV-të e mbledhura përmes portalit online, për pozicione të lira pune,
do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top