• Ofrohet vend pune Menaxher Sigurie, Green Coast Resort - Palasë, Vlorë

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Roje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, Holandë dhe Zvicër, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher Sigurie, Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Palasë, Vlorë (Green Coast Resort & Residences)

Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Sigurisë për asetet e kompanisë dhe resortit Green Coast, ka për detyrë të asistojë në menaxhimin e gjithë grupit të sigurimit në veprimtarinë e tyre të përditshme. Kujdeset për sigurimin e resortit dhe kontrollin e shërbimeve të marra që lidhen me sigurinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Asiston/ raporton tek drejtuesi i departamentit të Aseteve dhe Shërbimeve në përgatitjen e planeve dhe instruksioneve që lidhen me sigurinë;
  • Kontrollon mjetet e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe raporton për gjendjen dhe gatishmërinë e tyre tek drejtuesi i departamentit të Aseteve dhe Shërbimeve;
  • Trajnon stafin e sigurisë dhe personelin për përdorimin e mjeteve të mbrojtjes ndaj zjarrit;
  • Zbaton planin e emergjencës në raste të forcave madhore;
  • Planifikon dhe kontrollon vendosjen e kamerave dhe elementeve të ‘security’, si dhe ndjek me palët përkatëse që këto elemente të jenë funksionale;
  • Kontrollon punën e kompanisë së sigurisë së jashtme, si dhe kontrollon punën në sallën e kamerave dhe aksesit;
  • Kontrollon ambientet e njësive në Lungomare, resort, kampus, etj, për shkelje të rregullave apo përdorimit të tyre, konform rregulloreve përkatëse të administrimit;
  • Përgatit raporte javore dhe mujore përsa i përket shërbimit të ‘security’ dhe elementeve që lidhen me këtë shërbim;
  • Inicion dhe sugjeron mënyra novatore dhe efeciente përsa i përket shërbimit të sigurimit të resortit, si dhe të gjitha aseteve që ka kompania.
Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune në profile të ngjashme mbi 2 vite;
Aftësi të tjera:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë (avantazh kandidatët që kanë mbaruar studimet e Akademisë së Sigurisë);
  • Njohuri shumë të mira në sistemet e sigurisë (CCTV, etj.);
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndër personale.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/08/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top