Ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh per Zonen e Tiranes (MARKETET TRADICIONALE)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Roal Food kërkon të punësojë MENAXHER SHITJE PER ZONEN E TIRANES NE KANALIN E SHITJES MARKETE TRADICIONALE.
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, për t'i sjellë ato në tryezën e çdo familjeje.
Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
- Menaxhimi i një zone të caktuar dhe i një numri agjentësh Pre-Seller.
- Mirëmbajtja e klientëve ekzistues, zgjerimi i portofolit me klientë të rinj dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave.
- Ndjekja e porosive dhe e çdo problemi deri në mbylljen e procesit.
- Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas strategjisë së kompanisë.
- Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave.
- Zhvillimi, ruajtja dhe forcimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve me klientët.
- Përgatitja e raporteve periodike me gjenerim te dhenash nga program NAV/BI.
- Raportimi dhe trajtimi i proceseve me drejtuesin përkatës.
- Informimi i vazhdueshëm mbi zhvillimet dhe ecurinë e tregut vendas.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi në menaxhimin dhe organizimin e stafit.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Motivues, frymëzues dhe energjik.
- Dëshirë për të zhvilluar dhe rritur skuadrën e tij.
- Përvojë pune mbi 5 vite në pozicione të ngjashme.
- Leje drejtimi, kategoria B.
- Njohja e paketes Office.
- Përvojë pune mbi 5 vite në pozicione të ngjashme.
Apply WhatsApp