Ofrohet vend pune Menaxher Marketi Sarande
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher Marketi ne Sarande.
Detyrat
- Drejton të gjitha operacionet ditore të marketit.
- Planifikon, organizon dhe monitoron punën e stafit.
- Siguron standard të lartë shërbimi për klientët dhe zgjidh problemet e tyre.
- Menaxhon stokun, bën porositë tek furnitorët dhe ndjek procesin e furnizimit.
- Kontrollon datat e skadencës, etiketimin dhe renditjen e produkteve.
- Mbikëqyr arkën, procedurat e hapjes/mbylljes dhe balancimet ditore.
- Analizon performancën e marketit dhe përgatit raporte financiare dhe operative.
- Zbaton politikat e kompanisë dhe procedurat e sigurisë.
- Monitoron pastërtinë dhe standardet e rregullit në gjithë ambientin.
- Rekruton, trajnon dhe vlerëson punonjësit.
- Ndjek objektivat mujore të shitjeve dhe propozon strategji për rritjen e performancës.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera të kompanisë për promovime dhe oferta.
Kualifikimet
- Arsim i larte në ekonomi, menaxhim, biznes apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencë 2+ vjet në menaxhimin e shitjes me pakicë (market/supermarket).
- Aftësi shumë të mira komunikimi, lidershipi dhe organizimi.
- Aftësi analitike dhe menaxhim i buxheteve.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta.
- Njohuri të programeve të marketit dhe MS Office.
- Fleksibilitet për punë me turne dhe orare të zgjatura kur nevojitet.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.Apply WhatsApp