Ofrohet vend pune Menaxher Dyqani - Lezhë
- Lezhe
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë lider në sektorin retail, po kërkon një Menaxher Dyqani.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjësia për të dorëzuar planin vjetor në xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
- Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të sigurur rendiment;
- Menaxhimi i niveleve të stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut;
- Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
- Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klienteve;
- Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e çështjeve urgjente;
- Organizimi i mbledhjeve ditore me stafin e shitjes;
- Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të patur rendiment;
- Marrja me çështjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; përcjellja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë;
- Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
- Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
- Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmeria për paraqitjen e jashtme dhe të brendëshme te dyqanit;
- Marrja pjesë në takimet mujore për shitjet;
- Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;
- Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek zyrat qëndrore;
- Koordinimi me departamentin e financës dhe organizimi i shpërndarjes së parave.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (të preferueshme degë të lidhura me Administrim Biznesi);
- Të ketë eksperience pune në pozicione të ngjashme menaxheriale;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
- Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe të programit Financa 5;
- Njohje dhe përdorim të mirë të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë te mira komunikimi.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.