• Ofrohet vend pune Manaxher Produktesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Manaxheri i Produkteve është përgjegjës për zhvillimin e strategjive të produkteve bankare për Njësinë e Biznesit NOA mikrofinancë. Ky rol udhëheq procesin e krijimit, lançimit dhe menaxhimit të produkteve financiare, duke siguruar që ato të jenë konkurruese dhe të përshtatura me tregun.

Fokus kryesor:

  • Analiza e tregut: Studion nevojat e klientëve dhe konkurrencën për të identifikuar mundësi të reja.
  • Zhvillimi i produkteve: Dizajnon dhe lançojnë produkte të reja financiare.
  • Monitorimi i performancës: Ndjek treguesit kryesorë të performancës dhe propozon përmirësime.
  • Bashkëpunimi: Punon ngushtë me shitjet dhe degët për pozicionimin e produkteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
  1. Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, hulumtim të tregut në mënyrë që të sjellë produkte të reja specifike dhe oferta sezonale;
  2. Identifikon mundësi dhe dizenjon produkte dhe shërbime të reja financiare, duke bashkëpunuar me ekipe të tjera për t'i sjellë ato në treg;
  3. Kryen analiza të produktivitetit dhe propozon ndryshime sa herë që është e nevojshme për të arritur objektivat e segmentit;
  4. Monitoron ngushtësisht treguesit kryesorë të performancës së produktit në degë, duke ofruar raporte dhe ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;
  5. Analizon sjelljen e klientëve dhe raporton mbi performancën e fushatave. Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për integrim efikas të CRM.
  6. Punon ngushtë me Degët për të kuptuar se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përafrohet me tregun.
  7. Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve brenda kompanisë duke synuar zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare që ofrohen për klientët. Këto projekte mund të përfshijnë bashkë-zhvillim me partnerë ose iniciativa të brendshme të inovacionit
Kërkesat për pozicionin:
  1. Minimumi 5 vite eksperiencë lidhur me zhvillimin e produkteve në institucione financiare/bankë ose 3 vite eksperiencë në një pozicion manaxherial në shitje/produkte;
  2. Njohuri të avancuara të produkteve të kredisë dhe aftësi për të shitur koncepte komplekse;
  3. Eksperiencë në lançimin e produkteve të reja;
  4. Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Qershor në adresën e email-it humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top