Ofrohet vend pune Manaxher Produktesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Manaxheri i Produkteve është përgjegjës për zhvillimin e strategjive të produkteve bankare për Njësinë e Biznesit NOA mikrofinancë. Ky rol udhëheq procesin e krijimit, lançimit dhe menaxhimit të produkteve financiare, duke siguruar që ato të jenë konkurruese dhe të përshtatura me tregun.
Fokus kryesor:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Qershor në adresën e email-it humanresources@noafin.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Fokus kryesor:
- Analiza e tregut: Studion nevojat e klientëve dhe konkurrencën për të identifikuar mundësi të reja.
- Zhvillimi i produkteve: Dizajnon dhe lançojnë produkte të reja financiare.
- Monitorimi i performancës: Ndjek treguesit kryesorë të performancës dhe propozon përmirësime.
- Bashkëpunimi: Punon ngushtë me shitjet dhe degët për pozicionimin e produkteve.
- Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, hulumtim të tregut në mënyrë që të sjellë produkte të reja specifike dhe oferta sezonale;
- Identifikon mundësi dhe dizenjon produkte dhe shërbime të reja financiare, duke bashkëpunuar me ekipe të tjera për t'i sjellë ato në treg;
- Kryen analiza të produktivitetit dhe propozon ndryshime sa herë që është e nevojshme për të arritur objektivat e segmentit;
- Monitoron ngushtësisht treguesit kryesorë të performancës së produktit në degë, duke ofruar raporte dhe ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;
- Analizon sjelljen e klientëve dhe raporton mbi performancën e fushatave. Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për integrim efikas të CRM.
- Punon ngushtë me Degët për të kuptuar se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përafrohet me tregun.
- Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve brenda kompanisë duke synuar zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare që ofrohen për klientët. Këto projekte mund të përfshijnë bashkë-zhvillim me partnerë ose iniciativa të brendshme të inovacionit
- Minimumi 5 vite eksperiencë lidhur me zhvillimin e produkteve në institucione financiare/bankë ose 3 vite eksperiencë në një pozicion manaxherial në shitje/produkte;
- Njohuri të avancuara të produkteve të kredisë dhe aftësi për të shitur koncepte komplekse;
- Eksperiencë në lançimin e produkteve të reja;
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Qershor në adresën e email-it humanresources@noafin.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply