Ofrohet vend pune Kryekuzhinier/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni: Kryekuzhinier/e
Vendndodhja: Tiranë, Rruga Donika Kastrioti
Orari i punës: Nga e hëna në të premte, vetëm mëngjes dhe drekë
Lloji i punës: Me kohë të plotë
Përshkrimi i vendit të punës:
Restoranti ynë vetëshërbimi ofron një eksperiencë të shpejtë, të shëndetshme dhe cilësore për klientët tanë gjatë orëve të mëngjesit dhe drekës. Po kërkojmë një Kryekuzhiniere me përvojë që të drejtojë ekipin e kuzhinës dhe të sigurojë që çdo pjatë të përgatitet me standarde të larta shijeje, cilësie dhe higjiene.
Detyrat kryesore:

- Organizimi dhe mbikëqyrja e punës në kuzhinë gjatë përgatitjes së mëngjeseve dhe drekave;
- Hartimi i menusë javore në bashkëpunim me menaxhmentin, duke ruajtur balancën mes shijes, kostos dhe efikasitetit;
- Sigurimi i zbatimit të rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore;
- Trajnimi dhe udhëheqja e stafit të kuzhinës;
- Kontrolli i cilësisë së produkteve dhe i stokut të përbërësve;
- Koordinimi për porositë e përditshme.
- Eksperiencë minimale 3–5 vite si kryekuzhiniere ose shefe kuzhine;
- Njohuri të mira në përgatitjen e gatimeve tradicionale dhe moderne;
- Aftësi organizative dhe udhëheqëse;
- Përkushtim ndaj cilësisë dhe pastërtisë;
- Disponueshmëri për orar pune paradite (nuk punohet mbrëmjeve apo fundjavave).
- Orar komod pune vetëm gjatë ditës (nga e hëna në të premte) dhe festat zyrtare pushim;
- Ambient pune miqësor dhe i qëndrueshëm;
- Mundësi për zhvillim profesional në një ambient modern dhe të mirëorganizuar.