• Ofrohet vend pune Inxhiniere Ndertimi per : Zbatim - Zyre - License

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
ULZA shpk , kompani me mbi 30 vite ne fushen e ndertimeve kërkon të punesojë Inxhiniere Ndertimi me eksperience per pozicionet e meposhtme:

1. Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Detyrat kryesore:
  • Organizon dhe ndjek punimet në kantier sipas projektit, specifikimeve teknike dhe afateve kontraktuale.
  • Kontrollon cilësinë e punimeve dhe materialeve të përdorura.
  • Përgatit dhe administron dokumentacionin teknik (ditari i punimeve, libri i kantierit, procesverbalet dhe raportet).
  • Koordinon punën me projektuesit, mbikëqyrësit dhe ekipin e zbatimit.
  • Evidenton problematikat teknike dhe propozon zgjidhje.
Kualifikimi i kandidatëve:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në zbatimin e punimeve.
  • Njohuri në interpretimin e projekteve dhe dokumentacionit teknik.
  • Njohuri në AutoCAD, MS Office dhe programe të tjera teknike.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Aftësi organizative, bashkëpunimi dhe etikë profesionale.
2. Inxhinier Ndërtimi – Zyrë Teknike

Detyrat kryesore:
  • Harton preventivat, analizat e çmimeve dhe dokumentacionin teknik.
  • Përgatit dosjet teknike për tendera dhe ndjek dokumentacionin e projekteve.
  • Shqyrton projektet dhe specifikimet teknike.
  • Bashkëpunon me ekipin e zbatimit dhe përgatit raportet teknike.
Kualifikimi i kandidatëve:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në zyrë teknike.
  • Njohuri shumë të mira në AutoCAD, MS Office dhe programe inxhinierike.
  • Eksperiencë në preventivim dhe dokumentacion teknik.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Aftësi organizative, analitike dhe etikë profesionale.
3. Inxhinier Ndërtimi për Licencë

Kualifikimi i kandidatëve:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Të plotësojë kushtet ligjore për përfshirje në licencën e shoqërisë.
Kandidatet te dergojne CV ne :Email : info@ulza.al ose WhatsApp: 069 20 68 065

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top