Ofrohet vend pune fizioterapi
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Fizioterapi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve në komunitetet ku jetojnë.
SOS Fshatrat e Fëmijëvë Shqipëri është duke implementuar projektin’ De-institucionalizimi- Mbështetje për Reformat e Sistemit të Mirëqënies së Fëmijëve’ në katër bashki Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Projekti financohet nga Ministria Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (BMZ) dhe Hermann Gmeinner Deutch Fund (HGFD).
Në kuadër të këtij projekti Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për:
FIZIOTERAPIST NË PROJEKTIN E DE-INSTITUCIONALIZIMIT-VLORË
Fizioterapisti në projektin e De-institucionalizimit – Vlorë, do të punojë me një sërë pacientësh (fëmijë), duke i mbështetur me terapi bazuar në nevojat specifike të secilit prej rasteve dhe ndihmojë ata në rrugën drejt lehtësimit dhe shërimit nga problematikat e shëndetit fizik.
Nëse keni aftësi të mira profesionale, njohuri të forta të teknikave të fizioterapisë dhe një pasion për të ndihmuar fëmijët, ky pozicion është për ju.
Koha e angazhimit të ekspertit do të jete 16 orë në muaj.
Detyrat Kryesore:
Profili për pozicionin Fizioterapist
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 15.01.2023 në adresën hr@soskd.org.al një letër interesi, Curriculum Vitae dhe ofertë financiare ku përcaktohet çmimi për orë shërbimi duke përfshirë të gjitha taksat sipas ligjeve në fuqi. Nëse jeni të regjistruar tek tatim taksat dhe ofroni faturë të fiskalizuar për shërbimin përkatës ju lutem specifikojeni. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

- Realizimi i vlerësimeve të gjendjes fizike të fëmijëve.
- Formulimi i planeve të trajtimit për të adresuar nevojat specifike e pacientëve.
- Kryerja e teknikave komplekse të mobilizimit.
- Ndihma e pacientëve me traumë për riaftësimin në ecje (sipas nevojave te paraqituara).
- Referimi i pacientëve te mjekët e tjerë për shërbime plotësuese (sipas nevojave të rastit).
- Ofrimi i programeve të fizioterapisë dhe fitnesit për seclin rast.
- Dokumentimi i shërbimit të ofruar dhe progresit për secilin rast
- Hartimi i raporteve mujore për stafin i projektit në lidhje me shërbimin e ofruar.
Profili për pozicionin Fizioterapist
- Diplomë universitare/pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, dega Fizioterapi.
- Përvojë pune 3 vjecare si fizioterapist i liçensuar, kryesisht me fëmijët.
- Njohje të teknikave të ndryshme të cilat lidhen me fushën e fizioterapisë.
- Aftësi të mira ndërpersonale.
- Aftësia për të ndërtuar dhe mbajtur raporte profesionale me pacientët.
- Aftësitë e punës në grup dhe aftësi për fleksibilitet në komunikim me rastet.
- Sigurimi i një ambienti për ofrimin e sesioneve terapeutike nga vetë aplikanti.

Apply