• ofrohet vend pune Banakier/e Tirane

ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të pwrcjellw një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Hotel Arka Art Hotel është zgjedhja jote më e mirë.

Detyrat​

  • Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të kërkuara dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
  • Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut;
  • Planifikojnë menutë e bareve;
  • Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim;
  • Identifikojnë klientët për t'u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit;
  • Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
  • Përziejnë përbërësit e duhur për të përgatitur kokteje dhe pije të tjera;
  • Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
  • Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
  • Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
  • Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;

Kualifikimet​

  • Të kenë përvojë pune jo më pak se 1 vit në këtë profil;
  • Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
  • Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;

Shënime​

  • Pagesë konkuruese
  • Ofrohen kushte shumë të mira pune.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Kompania ofron trajnim nga specialist të kualifikuar për të mësuar profesionin
  • Mundësi promovimi brenda grupit.
  • Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
Të gjithë kandidatët e interesuar te kontaktojne ne -

Kontakt: 0686480086
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top