• Ofrohet mundesi punesimi : Menaxher Shitjesh në qytetin e Elbasanit (pozicion pune i limituar ) .

Kancelari "Infiniti Office" është rrjeti më i madh i kancelarisë në Shqipëri duke operuar me një numër të madh dyqanesh në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
"Infiniti Office" , një kompani e suksesshme në tregun e punës është gjithmonë në kërkim të një stafi kreativ, energjik dhe optimist në punë, pa patur paragjykime apo diferencime.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë sonë me staf janë të hapura intervistat e punës në pozicionin e punes Menaxher Shitjesh në qytetin e Elbasanit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Kryerja e hulumtimit të tregut në lidhje me kërkesat, zakonet dhe trendet e konsumatorit.
•Bashkëpunon me eprorët, strukturat paralele dhe ato nën vartësi për të përmirësuar prezencën në treg dhe rritjen e shitjeve për të gjithë portofolin e produkteve.
• Brainstorming dhe zhvillimin e ideve për fushatat kreative të marketingut.

Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Eksperienca e mëparshme në marketing përbën avantazh .
  • Të jetë kreativ dhe të ketë aftësi të mira kërkimore në treg.
  • Të ketë aftësi të mira analitike, negociuese, menaxhimi , komunikimi, prezantimi dhe raportimi tek pergjegjësi i sektorit apo eprori .
  • Të jetë njohës dhe përdorues i paketave MS Office (Word, Excel, PowerPoint) .
  • Të jetë banues në qytetin e Elbasanit.

Të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresat e mëposhtme duke shkruar në subjekt pozicionin e punës për të cilën aplikoni .

E-mail:
infinitipunesime@gmail.com

Cel: 0693680136

Ju mirëpresim!
 


Apply WhatsApp
Back
Top