• Ofrohen vende pune Arkitekt zyre

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
BRUNES CONSTRUCTION sh.p.k, shoqëri ndërtimi dhe zhvillimi me mbi 20 vite eksperiencë në treg, e angazhuar në projekte rezidenciale,
hotelerie dhe zhvillimi urban, kërkon të zgjerojë ekipin e saj profesional dhe fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:

ARKITEKT ZYRE

(Minimum 5 vite eksperiencë)

Vendndodhja: Zyrë
Raporton te: Head of Architecture

Qëllimi i Pozicionit


Arkitekti i Zyrës është përgjegjës për zhvillimin, koordinimin dhe detajimin e projekteve arkitektonike në të gjitha fazat e projektimit,
duke garantuar përputhshmëri me standardet teknike, legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Zhvillimi i projekteve arkitektonike nga faza konceptuale deri në projekt zbatimi;
  • Përgatitja e vizatimeve arkitektonike, detajeve teknike dhe specifikimeve;
  • Koordinimi i projektit me disiplinat e tjera (konstruksion, MEP, infrastrukturë);
  • Kontrolli i përputhshmërisë së projektit me legjislacionin urbanistik dhe ndërtimor;
  • Mbështetje teknike për ekipin e kantierit gjatë fazës së zbatimit;
  • Menaxhimi i revizioneve të projektit dhe dokumentacionit “as-built”.

Kualifikime dhe Kërkesa

  • Diplomë universitare në Arkitekturë;
  • Minimum 5 vite eksperiencë profesionale në projektim arkitektonik;
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD, Revit, Lumion, SketchUp, Photoshop dhe software të tjerë relevantë;
  • Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe praktikave të projektimit;
  • Aftësi të forta në detajimin e rifiniturave, si në aspektin funksional ashtu edhe estetik;
  • Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe pune në grup;
  • Aftësi për të menaxhuar afate kohore dhe volume pune;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Çfarë Ofrojmë

  • Përfshirje në projekte të rëndësishme dhe komplekse;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë;
  • Kushte konkurruese pune, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
 


Apply
Back
Top