• Ofrohet vend pune Supervizor Shitjesh per rajonin verior

Kompania ROAL FOOD me hapjen e dy departamenteve te reja te shitjes, kerkon te punesoje Supervizor Shitjesh per zonen e veriut.
Kandidati preferohet me vendbanim ne Tirane ose ne nje nga qytetet e rajonit te veriut te Shqiperise.

Përshkrimi i punës: Të organizojë dhe koordinojë punën e agjentëve.

Detyrat:
•Menaxhimi i një zone te caktuar dhe i nje numri agjentesh Pre-Seller.
•Shitjet në klientët e mëdhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave.
•Ndjekja e porosive në çdo hallke deri ne mbylljen e proçesit.
•Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas strategjisë të kompanisë;
•Bashkepunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive te duhura për arritjen e objektivave;
•Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhenieve me klientët;
•Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit te klientëve;
•Përgatitja e raportimeve periodike;
•Informimi në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.

Cilesite e kerkuara nga kandidati/ja
- Aftesi shume te mira komunikimini
- Aftesi menaxhimi te stafit
- Aftesi te mire analitike dhe organizative
- Aftësi për të zgjidhur probleme
- Motivues, inspirues dhe energjik
- Dëshirë për të udhëtuar nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë

Kriteret e përzgjedhjes:
- Përvojë në pozicione te ngjashme mbi 3 vjet
- Të dijë të punojë mbi bazën e objektivave
- Mosha 30 – 40 vjec

Ofrohet:
- Pajisja me automjetin e kompanise dhe celular
- Orari 08:00-16:00
- Paga Baze+ Bonuse

Ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: hr.roalfood@outlook.com ose ne whatsapp nr: 0686021526
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top