• Oficer Kredie i Lartë, Degët Tiranë

Oficeri i Lartë i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për tërë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA. Paralelisht shërben si zëvendës i drejtorit të degës në detyra operacionale si dhe suporton stafin e ri në procesin e integrimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;

2. Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;

3. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;

4. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;

5. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;

6. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;

7. Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;

8. Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negociimi me klientin;

9. Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion.


Kërkesat për pozicionin:

1. Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;

2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar;

3. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;

4. Aftësi të shkëlqyera analize financiare.



Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 25 Mars 2024, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top