• Oferte pune, Koordinator i Sigurisë /HSE

Vega sh.p.k ka hapur aplikimet per pozicionin vakant Koordinator i Sigurisë /HSE

Pozicioni:
Koordinator i Sigurisë /HSE

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Sigurisë/ HSE ka për detyrë të koordinojë stafin në kantieret e shoqërisë për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit Teknik, dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka për detyrë të implementojë praktikat më të mira duke mbajtur në konsideratë objektivat e shoqërisë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zbatimi i politikave të shoqërisë dhe përshtatja e dokumentacionit përkatës mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen e mjedisit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe konventat europiane;
  • Plotësimi me dokumentacionin përkatës të unifikuar i të gjitha kantiereve të Shoqërisë;
  • Kontrolli periodik i kantiereve të shoqërisë në lidhje me zbatimin teorik dhe praktik të procedurave të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;Raportimi periodik mbi situatën konkrete të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Hartimi i programeve për përmirësimin në vazhdimësi të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kriteret:

Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vjet.

Aftësi të tjera:

  • Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
  • Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
  • Të njohë në nivel profesional gjuhën angleze.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  • Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga konkuruese në treg;
Te interesuarit te kontaktojn ne emailin : sekretaria@vega.al ose ne numrin e telefonit : +355 697050917
 


Apply WhatsApp
Back
Top