• Njoftim Punesimi - Specialist MIS

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  2. IT Adminsitrim Rrjeti
  3. IT Teknike | Kompjutera

NJOFTIM PUNËSIMI

Fondi BESA
sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist MIS, pranë Departamentit IT, për Zyrën Qendrore:


Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinieri apo fusha
  • të ngjashme;
  • Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhën me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit;
  • Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet;
  • Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme. Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
  • Përvoja në bankë, institucion financiar do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
  • Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;


Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Të analizojë më hollësi nevojat e biznesit për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznesit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit.
  • Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznesit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse.
  • Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhje me specifikimet e biznesit.


Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
  • Kërkesë për punësim;
  • Curriculum Vitae;

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me e-mail brenda datës 24 Prill 2026 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

- [B]mfi@besa.org.al[/B]



Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com

 


Apply WhatsApp
Back
Top