Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist MIS, pranë Departamentit IT, për Zyrën Qendrore:
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinieri apo fusha
të ngjashme;
Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhën me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme;
Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit;
Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet;
Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme. Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj;
Të ketë aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
Përvoja në bankë, institucion financiar do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
Të analizojë më hollësi nevojat e biznesit për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznesit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit.
Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznesit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse.
Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhje me specifikimet e biznesit.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
Kërkesë për punësim;
Curriculum Vitae;
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me e-mail brenda datës 24 Prill 2026në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë: