• Njoftim Punesimi - Specialist IT MIS

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  2. IT Adminsitrim Rrjeti
  3. IT Teknike | Kompjutera

NJOFTIM PUNËSIMI

Fondi BESA
sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT MIS, pranë Departamentit IT, për Zyrën Qendrore.


Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinieri apo fusha
  • të ngjashme;
  • Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhën me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit;
  • Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet;
  • Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme. Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
  • Përvoja në bankë, institucion financiar do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
  • Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;


Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Të analizojë më hollësi nevojat e biznesit për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznesit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit.
  • Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznesit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse.
  • Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhje me specifikimet e biznesit.


Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
  • Kërkesë për punësim;
  • Curriculum Vitae;

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me e-mail brenda datës 29 Maj 2026 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

- [B]mfi@besa.org.al[/B]



Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top