• Njoftim Punësimi - Specialist IT Audit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  2. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
vetem me eksperience
Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT Audit, pranë Departamentit të Auditit të
Brendshëm
, për Zyrën Qendrore:



Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
  • Arsim i lartë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Informatikë , Informatikë Ekonomike;
  • Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë);
  • Eksperiencë punë mbi 5 vite në fushën e Informatikës ose Informatikë Ekonomike;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e institucionit në fushën e IT – së dhe biznesit;
  • Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012 . LINUX, etj;
  • Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj;
  • Njohuri të mira në gjuhët e programimit;
  • Njohuri të mira në SQL server / Oracle;

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizimi dhe të vlerësimit të kontrolleve të IT;
  • Të ofrojë aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup;
  • Të mbështesë dhe drejtojë ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02;
  • Të asistojë në hartimin e raporteve periodike të auditimit;
  • Të ofrojë aftësi të mira në menaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënie rezultatet maksimale;


Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
  • Kërkesë për punësim;
  • Curriculum Vitae;


Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me e-mail brenda datës 24 Prill 2026 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

- [B]mfi@besa.org.al[/B]


Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top