• Një nivel gjuhësor brenda pak javësh

Lushnje
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Për gjithë të interesuarit ofrojmë në semestrin e dimrit dhe të verës këto nivele të gjuhës gjermane:

Gjermanisht A1
Kursi është si për studentët pa asnjë njohuri gjuhësore ashtu edhe për ata me fare pak njohuri paraprake. Ky kurs i bëhet mbështetje të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit si dhe gramatikës dhe një fjalori themeltar. Frekuentuesit do të ushtrojnë edhe një test model për provimin A1 të gjermanishtes (Start Deutsch 1). Në këtë kurs ju mundësohet hyrja e suksesshme në gjuhën gjermane.

Gjermanisht A2
Ky kurs i gjuhës gjermane është për studentët që tashmë e zotërojnë një përdorim gjuhësor të nivelit A1. Frekuentuesit do të ushtrojnë në këtë kurs artikulimin, do të pasurojnë edhe më tej fjalorthin e tyre dhe do të freskojnë e thellojnë akoma më shumë njohuritë gramatikore. Në mësim do të praktikohet edhe një test model i provimit të gjermanishtes në nivelin A2 (Start Deutsch 2).

Gjermanisht B1
Ky kurs u drejtohet pjesëmarrësve që ndërkohë i kanë arritur njohuritë themelore të nivelit A2 të gjermanishtes dhe tash duan t'i pasurojnë edhe më tutje njohuritë e tyre, ta zgjerojnë fjalorin dhe të fitojnë më tepër siguri në aspektin gramatikor. Pjesëmarrësve të këtij kursi u jepet gjithashtu mundësia të njihen edhe me një test model të provimit B1 të gjuhës gjermane.

Gjermanisht B2
Kursi u drejtohet studentëve që tashmë e zotërojnë nivelin B1 të gjuhës gjermane. Ky kurs mbështet zgjerimin e fjalorit dhe thellimin e njohurive gramatikore dhe çon në mënyrë aktive dhe të sigurt në nivelin B2. Në këtë kurs do të praktikojmë edhe një test model të provimit B2 të gjermanishtes.

Shënim: Mësimdhënia zhvillohet vetëm në gjuhën gjermane.

Kontakti për regjistrim

Për më tepër në lidhjen e mëposhtme:

Homepage:
Gjermanisht për të gjithë
 


Contact
Back
Top