• Nisma Arsis, kerkon Ekspert te jashtëm për dizenjim dhe regjistrim Video

Elbasan
Tipi
  1. Freelancer | me projekt
Fusha | Profili i punes
  1. Fotograf | Videograf
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Terma Reference​


Pozicioni: Ekspert i jashtëm për dizenjimin dhe regjistrimin e një Video për promovimine aktiviteteve të punësimit dhe mbështetjen e zbatimit programit në bashkinë Belsh
Projekti: Programi i Migrimit për Zhvillim
Bashkia: Belsh
Periudha e kontratës: 2 muaj

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS kërkon të punësojë Ekspert i jashtëm për dizenjimin dhe regjistrimine një Video për promovimin e aktiviteteve të punësimit dhe mbështetjen e zbatimit programit nëbashkinë Belsh, pjesë e programit “Migrimi për Zhvillim” zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSISi financuar nga Deutsche Gesellschaft für International Zusammenarbeit (GIZ).

Informacion i Përgjithshëm

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma) është një organizatë jofitimprurëse e cila ështëthemeluar në shkurt të vitit 2016. Nisma është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisëcivile në Shqipëri.

Mision i Nisma është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më tëmargjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjyptiane. Nismaadvokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimitdhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit tëkapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë tëcilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Eksperti do të ideojë dhe mundësojë prodhimin e një video, e cila synon të promovojë punën e bërë,ndikimin e saj në komunitet dhe disa praktika më të mira të njerëzve të angazhuar në këtë iniciativë.Kriteret për videon janë si më poshtë

Eksperti me mbështetjen e organizatës pritet të:
  • Të angazhohet në përmbushjen e detyrave për një afat kohor prej 20 ditë pune në total.
  • Të konceptualizojë një video e cila përputhet dhe përcjell qartë qëllimin e projektit si dhe mënyrënse si ky projekt ofron impakt në shoqërinë civile dhe më gjerë.
  • Të zhvillojë një skript paraprak për mënyrën se si do të realizohet video.
  • Të filmojë dhe regjistrojë plane të ndryshme ku projekti implementohet.
  • Të skedulojë takimet me aktorët përkatës të cilët do ndajnë eksperiencat e tyre dhe histori suksesipër tu përfshirë në përmbajtjen e materialit të videos.
  • Xhirimet do të ndjekin kontekstin e përshkruar më parë të ofruar nga PME dhe partnerët e saj. Videot dhe grafika duhet të ndjekin udhëzimet në dizajn dhe dukshmëri.
  • Kamera duhet të regjistrojë në një situatë dokumentare që tregon se personi ndërvepron me tëtjerët dhe me punën e tyre.
  • Cdo klip duhet të ilustrohet me animacione për të komplimentuar mesazhin e tij/saj në njëmënyrë më vizuale.
  • Personi duhet të regjistrohet nga kamera nga kënde të ndryshme, me pamje nga afër dhe mecilësime të tjera, si dhe duke përdorur teknikën e shkrepjes së shkurtër.
  • Xhirimet duhet të jenë të fokusuara dhe të tregojnë një sy të mprehtë për detaje.
  • Lëvizje të qetë të kamerës së dorës ose trekëmbëshit
  • Të dorëzojë një draft fillestar të videos, i cili do të aprovohet nga stafi i projektit.
  • Të njohë dhe zbatojë me profesionalizëm politikat e mbrojtjes së fëmijëve.
  • Të prodhojë në përfundim të eksperiencës një video promovuese 3-5 minuta, të shoqëruar metitra në gjuhën angleze.
Kërkesa të veçanta dhe informacione teknike:
  • Të përdoren aparate të mira kamerash dhe zëri: kamer e.g. DSLR me funksion video ose kamerëHD me 3 çipa dhe mikrofon me kapëse me mbrojtje kundër erës për regjistrime origjinale të zërit.
  • Formati i imazhit/raporti i pamjes: 16:9.
  • Rezolucioni: Full HD (1920x1080)
  • Shpejtësia e kornizës: 25p (progresiv)
  • Grafikat: 2D dhe 3D.
  • Madhësia dhe formati origjinal i skedarit të përdorur nga kamera duhet të ruhen (p.sh., .mov,.mp4, .mts) - konvertimi bëhet gjatë postprodhimit
  • Transferimi i të dhënave: dërgimi në media të përshtatshme (përdor transferim të sigurt të tëdhënave në internet: giz.transfer)
  • Përdorimi i programeve të projektimit: Adobe dhe paketa MS Office.
  • Përdorimi i suflerit / prompter-it.
Profili i Punonjësit
I. Kualifikime

  • Diplomë universitare ndërthurur me trajnime të specializuara në fushën e shkencave të grafik dizajn, shkenca kompiuterike, regji, videoproduksion.
  • Njohuri shumë të mira rreth teknikave promovuese dhe marrëdhënieve me publikun;
II.Eksperienca e punës
  • Më tepër se 3 vite eksperiencë profesionale, ideimin dizenjimin, prodhimin dhepublikimin e produkteve materialeve grafike promovuese te vizibilitetit.
  • Familjar në të punuarit me organizata, struktura shtetërore dhe aktorë të tjerë tëpërfshirë në shërbimet e ofruara në fushën e shoqërisë civile.
III. Kompetenca
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze dhe përdorimin e kompiuterit;
  • Aftësi shumë të mira të punës në grup.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Aftësi për të punuar në presion kohe dhe në mënyrë të pavarur.
  • Kapacitet për të ideuar dhe prodhuar një video koncept që përfshin qëllimin dhe impaktine projektit.
1.Procedura e Aplikimit
Aplikantët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e ekspertit për dizenjimin dhe prodhimin e një videopromovuese duhet të dërgojnë me email CV-në e tyre , një letër interesi si dhe ofertën financiare përNisma në adresën e emailit: initiative.arsis@gmail.com deri në datën 01 Shkurt 2023, mesnatë.

2. Procedura e Vlerësimit
Zgjedhja e personit do të bazohet në: se sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në termat ereferencës, gjithashtu edhe bazuar në tabelën e vlerësimit të mëposhtëm.

Kriteret e vlerësimit Vlerat në %
Kualifikime 30%
Eksperiencë pune 30%
Kompetenca 20%
Oferta Financiare 20%

Ju lutem konsideroni që vetëm kandidatët për pozicionin e ekspertit do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top