• NEPTUN, Specialist i Shitjeve dhe Llogarive te Arketueshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim punësimi

Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni punës: Specialist i Shitjeve dhe Llogarive te Arketueshme

Departmenti: Departamenti Finance

Vendodhja: Tirane


Specialist i Shitjeve dhe Llogarive të Arkëtueshme është përgjegjës për mbikqyrjen e plotë të procesit të shitjes dhe kontrollin e të dhënave të regjistruara në sistem nga stafi në dyqanet Neptun, me qëllim optimizimin e procedurave të shitjeve si dhe administrimin e gjithë dokumentacionit fiskal në përputhje me kërkesat e legjislacionit. Regjistrimi dhe faturimi i shitjeve, kontrolli dhe rakordimi i balancave të klienteve Franchise, Nova dhe klienteve të Shumicës në sistemin ERP.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kontrollon registrimin e faturave të shitjeve nga dyqanet që nuk ka përputhje me procedurat e vendosura dhe aprovuara paraprake nga shoqeria si në përputhje me rregullat ligjore dhe fiskale.
  • Kontrollon në baza ditore proceset e shitjes nga POS-et nëpër dyqane.
  • Kontrollon dokumentacionin e shitjeve mujore sipas dyqaneve ne librin e shitjes.
  • Ndihmon në zbatimin e kontrollit dhe procedurave në lidhje me procedurat e shitjes si dhe procedurat e POS-eve.
  • Eshtë përgjegjës për llogari dhe arkivimin e dokumentacionit në lidhje me shitjet (fatura, dokumentacion mbështetës etj.).
  • Përgatitja e raporteve dhe kontrollit periodik të shitjes së operatorëve të telekomunikimit.
  • Është përgjegjës për kontrollin e Librit të shitjeve NAV-portal dhe rishikimin në kohë të problematikës në deklarim.
  • Kontrollon dhe analizon në baza mujore shitjet dhe njoftimet me Menaxherin e Kontabilitetit për çdo detaj apo parregullsi.
  • Siguron gjithëpërfshirje për stafin operacional në dyqanet me qellim të klientëve të kapaciteteve dhe procedurave mbi shitjen e POS.
  • Udhëzon dhe trajnon stafin e dyqaneve për procedurat në lidhjet me regjistrimet e shitjeve dhe shitjet me POS.
  • Asiston Menaxherin e Kontabilitetit në zbatimin e kontrollit dhe procedurave që kanë të bëjnë me shitjen si dhe ndihmon në përgatitjen e udhëzimeve për stafin operacional në Dyqane.
  • Regjistron saktë faturat e shitjeve për klientët e shumicës, Franchise dhe kliente të tjerë me kontrata në NAV.
  • Kontrollon balancat e klienteve të shumicës dhe bën rakordimet përkatese në bazë 2-mujore dhe për partnerët Franchise rakordimet bëhen në bazë mujore.
  • Kontrollon balancat e klientëve të shumicës dhe Franchise dhe njofton Departamentin e Shumicës për detyrimet e pambyllura sipas marrëveshjeve përkatëse.
  • Raporton balancat e klientëve të shumicës cdo të hëne dhe të premte tek Departameni i Shumicës dhe Finances.
  • Kontrollon llogarinë 582 për arkëtimet e klientëve cash të shumicës në bazë ditore dhe raporton problematikat tek Drejtori i Departamentit të Shumicës dhe Financës.
  • Merr pjesë aktivisht në cdo projekt që ka të bëjë me ndryshimet dhe përmiresimet e POS-eve si dhe implementimet e reja në lidhje me teknikat e shitjeve të aplikuara nga Shoqëria.
  • Përgatit çdo raport tjetër që kërkohet nga Menaxheri I Kontabilitetit dhe Drejtori i Financës.
  • Krijon kliente te rinj në NAV sipas kërkesave të rrjetit me pakicë e shumicë dhe ndryshon limitet e klientëve sipas procedurës në fuqi.
  • Pergjegjës për manaxhimin dhe kontrollin e shitjeve me kupona, autorizime me kompanitë e ndryshme dhe kontrollon kontabilizimin për përdorimin nga klientët fundore në dyqane.
  • Përgjegjes për kontrollin dhe rakordimin e shitjeve të sherbimeve të montimit me Elektroservis në dyqane.
Kualifikimet:
  • Diplome në Finance / Kontabilitet.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në kontabilitet dhe finance.
  • Njohuri shumë të mira të proceseve të shitjes.
  • Aftësi të mira analitike.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Njohuri të mira të POS.
  • Nivel i lartë pergjegjë
  • Menaxhim efektiv të kohës
  • Saktësi / korrektësi
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Vetëmotivim.
  • Aftësi të mira për tu pershtatur ndaj ndryshimeve.
  • Orientim drejt maksimizimit të performancës.
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 18/10/2024 në adresën [B]hr@neptun.al[/B]

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top