• Neptun - Operator i porosive online

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Njoftim punësimi


Neptun shpk
është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Operator i porosive online

Departmenti: E-Commerce

Vendodhja: Neptun Kristal, Tiranë


Fokusi kryesor i poziciont është përpunimi në kohë reale i porosive në online dhe perditësimi i statusit aktual të porosive në Platformën Ueb.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjësia për ekzekutim në kohë reale të porosive të klientëve dhe ofrim të shërbimit cilësor ndaj tyre.
  • Ne kontakt me klientin për të sugjeruar produkte alternative ose shoqëruese të produktit të porositur.
  • Verifikimi i stokut në dyqanin përkatës.
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve për përditesimin e statuseve në platformën zyrtare.
  • Organizimi i dërgesave dhe adresimi i faturës në magazinë.
  • Menaxhimi i dërgesave dhe regjistrimi i të dhënave në sistem të palëve të treta për dërgesat.
  • Të njoh dhe monitoroj shumë mirë statusin e dërgesës dhe rialokimit në destinacione të produkteve të tjera
  • Organizim dhe komunikim për përpunimin e dërgesës në bazë të afateve të përcaktuara.

Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor, (Master është avantazh).
  • Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje online.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Te jetë energjik dhe të pëlqej punën e tidj/saj.
  • Të jetë i/e sjellshëm dhe me vetëbesim.
  • Të gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
  • Të jetë kreativ në punën e tij/saj.
  • Niveli i lartë i integritetit dhe ndershmërisë.
  • Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • Të jetë i orientuar drejt suksesit dhe rezultatave te larta.
  • Të jetë i aftë në komunikim, bindje dhe negocim.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [B]hr@neptun.al[/B] ose kontaktoni ne WhatsApp ne numrin 068 900 0089.


* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top