• Ndihmes kuzhinier/e - SALT Green Coast, Palasë

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Si Ndihmes KuzhinierSALT, do të keni një rol të rëndësishëm në përgatitjen e pjatave që ofrojnë përvoja kulinare të veçanta. Me energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin tuaj ndaj cilësisë, do të bëheni pjesë e një ekipi që vendos standardet e restoracionit modern.Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.

Roli dhe përgjegjësitë:​

  • Përgatitja e ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të SALT;
  • Mbajtja e mise en place të organizuar dhe të gatshëm për shërbim;
  • Përgjegjës për furnizimin e kuzhinës me tëgjitha produktet e nevojshme për gatime ditore;
  • Kontrolli i produkteve të ardhura dhe ruajtja e magazinimit sipas standardeve të higjienës;
  • Mbajtja e vendit të punës të pastër dhe respektimi i rregullave të Shëndetit & Sigurisë;
  • Mësimi dhe zhvillimi i aftësive në seksione të ndryshme të kuzhinës.

Cfarë kërkojmë:​

  • Pasion për kuzhinën dhe eksperienca kulinare;
  • Diplomë profesionale në kulinari, shkolle kuzhine ose fusha të ngjashme, trajnime të ndryshme do të përbente avantazh;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe natyrë miqësore;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve nëmënyrë eficente;
  • Orientim ndaj klientit dhe përkushtim për përvoja kulinare të paharrueshme.
Cfarë ofrojmë:
  • Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
  • Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
  • Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
  • Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin hr@rhg.al ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
 


Apply WhatsApp
Back
Top