• Ndihmës në Repartin e Lyerjes

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Bojaxhi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:

📌 NDIHMËS NË REPARTIN E LYERJES SË METALEVE
📌 Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Ndihmësi në repartin e lyerjes asiston në përgatitjen, lëvizjen dhe kontrollin e pjesëve metalike gjatë procesit të lyerjes, duke garantuar cilësinë e procesit dhe respektimin e standardeve të sigurisë.

📌 Përgjegjësitë kryesore:

✔ Pastrimi i tabakëve metalikë para lyerjes

✔ Mbulimi i zonave që nuk duhet të lyhen

✔ Asistencë në vendosjen e pjesëve në transportues ose varëse

✔ Ndihmë në ngarkimin dhe shkarkimin e pjesëve para dhe pas lyerjes

✔ Kontroll vizual i sipërfaqeve të lyera

✔ Raportimi i defekteve te operatori kryesor ose përgjegjësi i repartit

✔ Pastrimi i pajisjeve ndihmëse pas përfundimit të punës

✔ Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në zonën e lyerjes

✔ Ndihmë në ndërrimin e filtrave dhe materialeve harxhuese

✔ Respektimi i normave të sigurisë, shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit

📌 Kualifikimet:

🎓 Arsim 9-vjeçar ose shkollë e mesme e përgjithshme/profesionale

⚙ Eksperienca në lyerje, bojatisje ose mjedis industrial përbën avantazh

🔧 Njohuri bazë të mjeteve të dorës

📐 Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike

💪 Aftësi fizike për të punuar në këmbë dhe për të ngritur pesha

🤝 Punë në ekip dhe gatishmëri për të mësuar

🎯 Kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve për të shmangur defektet

⏰ Gatishmëri për të punuar jashtë orarit sipas nevojës

💼 Ofrohet:

✔ Paga: Me marrëveshje

✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00

✔ Fundjava pushim

✔ Ambient pune profesional dhe i sigurt

✔ Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional

📩 APLIKIMI:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: info@albapunesim.al

📌 Subjekti i emailit: Ndihmës në Repartin e Lyerjes
 


Apply
Back
Top